Në Gjermani, punëtorët po rikthehen në sindikata - Përpjekje për rritje më të madhe pagash dhe kushte më të mira pune

Sindikatat po drejtohen gjithnjë e më shumë nga punëtorët në Gjermani në një përpjekje për të fituar rritje më të mëdha pagash dhe kushte më të mira pune në një treg ku mungesat e punëtorëve të kualifikuar mbeten të rënda. Anëtarësimi në Sindikata ka rënë në vitet e fundit kryesisht për shkak të daljes së hershme në pension të shpejta në ekonominë më të madhe të Europës, kombinuar me një popullsi në plakje.
Por duket se tani ka filluar të rritet sërish interesi edhe nga të rinjtë. Në këtë vend punëtorët tani ndihen më të fuqizuar, pasi vlerësohet se ka rreth 1.8 milionë vende të lira pune që synojnë personelin e kualifikuar, por që duket se nuk janë lehtësisht të disponueshëm as nga brenda, as nga jashtë. Sindikata e dytë më e madhe e vendit, pas metalpunuesve IGMetal, regjistroi më shumë anëtarë të rinj në 2023 - shin që kur u themelua në 2001- shin. Duke përfaqësuar 1.9 punëtorë kryesisht në shërbime, kjo sindikatë kishte 193.000 anëtarë të rinj në 2023-shin. Nëse llogariten edhe largimet për pension dhe arsye të tjera, regjistrimi neto arriti në 40.000 anëtarë sipas shifrave të paraqitura nga Deutsche Ëelle.
Gjithashtu sindikata e hekurudhave, GDL, e cila ka rreth 34.000 anëtarë, pa këtë numër të rritet me 18% krahasuar me vitin 2015 sipas të njëjtave shifra. Punonjësit e hekurudhave janë aktualisht në qendër të grevave duke kërkuar paga më të larta. Sindikata e punëtorëve të ushqimit, pijeve, duhanit, hoteleve dhe hotelierisë pa anëtarësimin e saj me 20.000 rritje vitin e kaluar në afro 206.000 aktualisht.
Një nga problemet e mëdha që kanë sindikatat në Gjermani është se, në krahasim me të kaluarën, shumë më pak vende pune janë të lidhura me marrëveshjet kolektive të negociuara nga përfaqësuesit e punëtorëve. Sot vlerësohet se në Gjermani sindikatat negociojnë marrëveshje kolektive vetëm në 50% të vendeve të punës në vend. Direktiva e Bashkimit Europian nga viti 2022 thoshte se synimi ishte që kjo përqindje në BE të arrinte në 80%.
Për këto arsye sindikatat në Gjermani po përpiqen të afrohen me punëtorët. Mundësia këtë herë është e mirë, pasi inflacioni shumë i lartë dhe sidomos rritja e cmimeve energjisë, ushqimit dhe pasurive të paluajtshme kanë bërë që shumë punëtorë të kërkojnë rritje page apo përfitime të tjera.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Jo vetëm euro, edhe dollari flukse shumë të larta në 2023 - Vetëm në dhjetor, totali i depozitave arriti 753.4 milionë, nga 716.5 milionë në nëntor
Në vitin 2023 nuk ka qenë vetëm euro që ka shtuar ndjeshëm qarkullimin në sistemin bankar shqiptar, por edhe dollari amerikan. Mbase jo me flukset shumë të......

Riparim i pajisjeve për të shmangur blerjet e reja - BE, direktivë për të udhëzuar konsumatorët drejt kursimit të parave
Brukseli pritet të prezantojë një direktivë që do t'i lejojë konsumatorët të riparojnë pajisjet e prishura në mënyrë më ekonomike, në vend që t'i zëvendësojnë......

Tregu i dorës së dytë, një minierë ari - Sektori pritet të arrijë në 82 miliardë dollarë në vitin 2026
Sipas hulumtimit të GlobalData, tregu global i veshjeve të dorës së dytë do të rritet deri në 127% deri në vitin 2026, pra 3 herë më shpejt se industria e......

“Periudhë tranzicioni për dinarin serb” - Kurti: Monedha zyrtare e Kosovës është Euro
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar sërish në lidhje me vendimin e BQK – së për ndalimin e përdorimit të dinarit serb në territorin e vendit. Ai......

Portofoli i huave, me rritje në të gjitha rrethet - Kryeson Tirana me 11.4%. Durrësi dhe Shkodra, tkurrje e kredisë për shtëpi
Referuar të dhënave të publikuara nga "Banka e Shqipërisë" për “Huatë për individët sipas rrethit dhe qëllimit të përdorimit”, në tremujorin e katërt të vitit......

Kompanitë teknologjike shkurtojnë mijëra vende pune - Objektivi aktual, shpenzimi i miliarda eurove në Inteligjencën Artificiale
Pas një viti pushimesh masive nga puna, shkurtimet e vendeve të punës në kompanitë më të mëdha të industrisë së teknologjisë vazhduan dhe në muajin e parë të......

Ministrja Denaj takim me kryetarët e bashkive. Diskutohet për nevojat e komuniteteve në zonat rurale
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj dhe ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku zhvilluan një takim online me 61 kryetarët......

Brukseli rekomandon uljen e emetimeve me 90% si objektiv klimatik të BE-së për vitin 2040!
Bashkimi Europian duhet të ulë emetimet e gazeve serrë me 90% deri në vitin 2040, tha të martën Brukseli në një rekomandim që synon të sigurojë që neutraliteti......