Nis “skanimi” i individëve me makina luksoze - Dokumenti/ Do u verifikohen të ardhurat dhe asetet e tjera

Qeveria do të vijojë luftën ndaj informalitetit edhe përgjatë vitit 2024, duke vënë në shënjestër disa nga segmentet më problematike.
Referuar programit të reformave ekonomike 2024-2026, një nga synimet kryesore, është hetimi i pasurisë së pajustifikuar. Trajtimi i individëve të pasur nuk është lënë jashtë vëmendjes nga Administrata Tatimore, ku krahas hartimit të planit të përputhshmërisë për vitin 2023, kanë nisur edhe analizat dhe kontrollet me informacione të bazuara në risk në bashkëpunim me palët e treta. DPT po ndërmerr një projekt pilot me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor të Shqipërisë për të krahasuar individët që zotërojnë makina luksoze me deklarimin e tyre të të ardhurave personale, (DIVA) si fazë e parë e këtij projekti dhe në të ardhmen për të zgjeruar shkëmbimin e informacionit lidhur me asetet e tjera të tatimpaguesit. Sipas dokumentit, do të konsiderohen edhe individët subjekt sanksionesh në përputhje me marrëveshjet që vendi ynë ka me organizatat ndërkombëtare.
Qëllim tjetër zvogëlimi i hendekut të përmbushjes në lidhje me TVSH-në. Komiteti i Riskut është krijuar për zbatimin e kësaj mase me efikasitet duke ekzaminuar në baza mujore fenomene të caktuara të rrezikut dhe duke identifikuar tatimpaguesit më të rrezikshëm përmes ndërthurjes së informacioneve dhe analizave të ndryshme. Fokusi i administratës tatimore do të mbetet te të ardhurat nga TVSH-ja, duke i dhënë prioritet sektorëve kyç si turizmi, si dhe rritja e regjistrimit për TVSH-në.
Nga ana tjetër vëmendje e shtuar do ti jepet reduktimit të punës së padeklaruar, nëndeklarimit dhe uljës së pagesave me para në dorë në ekonomi. Sipas dokumentit, administrata tatimore ka patur në fokus të saj informalitetin në tregun e punes përmes katër formave: mosregjistrimi i punonjësve, mosdeklarimi i saktë i pagave, mosdeklarimi i saktë i kohes së punës, mosdeklarimi i saktë i kategorise së punesimit dhe profesionit.
Reduktimi i evazionit tatimor është një tjetër fokus i administratës tatimore. Referuar dokumentit, strukturat e terrenit janë angazhuar për verifikimin dhe identifikimin e tatimpaguesve në zbatim të Planeve Operacionale që miratohen nga Komiteti Operacional dhe Komiteti i Riskut në DPT. Objektivi kryesor i punës së tyre është parandalimi, ndërgjegjësimi, evidentimi dhe luftimi i paligjshmërisë në fushën e tatimeve dhe marrja e masave administrative përkatëse ndaj shkeljeve tatimore. Për vitin 2022, janë marrë 917 masa administrative për tatimpaguesit me shkelje të legjislacionit tatimor. Vlera e shkeljeve të konstatuara llogaritet 466 000 mijë euro. Sa i përket hetimit tatimor do të fokusohet në subjektet e përpunimit aktiv që përpiqen të shmangin pagesën e kontributeve shoqërore dhe subjektet që përdorin skema mashtrimi TVSH-je.
Elisabeta Dosku / SCAN
Sondazh

Kush janë 10 vendet më të njohura europiane ku amerikanët duan të lëvizin?
Sipas mediave duket se gjithnjë e më shumë amerikanë po zgjedhin të fillojnë nga e para në kontinentin e vjetër. Në një artikull për këtë temë të botuar në......

Cilat janë procedurat për të punuar në Gjermani? - Rregullorja për Ballkanin Perëndimor ndryshon në qershor
Që nga 18 tetori, në Gjermani ka hyrë në fuqi një ligj që lehtëson emigrimin e punëtorëve të huaj. Elementi më i rëndësishëm i ligjit të ri do të jetë ‘Karta e......

Zbulohet tjetër depozitë e madhe litiumi në SHBA - Rajoni mund të prodhojë deri në 3.4 milionë ton
Departamenti Amerikan i Energjisë konfirmoi zbulimin e një depozitë të madhe litiumi në liqenin ‘Salton Sea’. Liqeni ndodhet në Kaliforni, sipërfaqja e tij......

Rritje e fortë e kompanive të reja në Rusi - Bashkëthemelues, investitorë nga Kina dhe ish-republikat sovjetike
Pothuajse 10.000 kompani me pronësi të huaj u larguan nga Rusia në 2022 - shin dhe 10 muajt e parë të 2023 - shit. Megjithatë, numri i kompanive në Rusi me......

Shën Sofia bëhet me pagesë - Shtetasit e huaj duhet të paguajnë 25 euro
Vizitorët e huaj të kishës dikur më të rëndësishme të Ortodoksisë në Stamboll, Shën Sofia, do të paguajnë për mirëmbajtjen e saj. Ministria turke e Kulturës......

AKPA: 5,600 oferta punësimi janë shpallur në të gjitha qytetet e Shqipërisë
Portali Kombëtar i Punësimit, nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare ka bërë me dije se 5,600 vende pune janë tashmë të ofruara në të gjitha......

Hapet ankandi fotovoltaik Hibrid 300 MW – Balluku, thirrje kompanive shqiptare dhe të huaja që të marrin pjesë
Ditën e sotme është hapur Ankandi Fotovoltaik Hibrid 300 MW, një tjetër burim për prodhimin e energjisë së gjelbër. Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e......

Bitcoin bie me 5%, zbret poshtë $43,000 - Shkëlqejnë ethereum dhe litecoin, fitime javore prej 15% dhe 11%
Tregu i kriptomonedhave po shfaqet i qëndrueshëm, gjatë sesionit të sotëm, ndërsa të premten bitcoin humbi rreth 5% të vlerës, duke zbritur në rreth 42,600......