Shqipëria Postuar më 15 Janar 2024, 16:03

Hapet ankandi fotovoltaik Hibrid 300 MW – Balluku, thirrje kompanive shqiptare dhe të huaja që të marrin pjesë

Nga SCAN TV
Hapet ankandi fotovoltaik Hibrid 300 MW – Balluku, thirrje kompanive

Ditën e sotme është hapur Ankandi Fotovoltaik Hibrid 300 MW, një tjetër burim për prodhimin e energjisë së gjelbër. Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka bërë me dije se dita e fundit për dorëzimin e ofertave do të jetë 17 Maj dhe më pas do të shqyrtohen nga ekspertët deri më 10 Korrik 2024.

“Sot, quhet dita e parë, e cila do të zgjasë deri më 10 Korrik, që do të jetë afati përfundimtar i daljes së fituesve të kësaj gare. Ofertuesit kanë kohë deri më 17 Maj për paraqitjen e ofertave. Ankandi i quajtur “hibrid”, i quajmë ato ankande ku shteti shqiptar është i gatshëm të blejë energjinë e prodhuar nga këto ankande. Në ankande, ne kemi angazhuar dhe asete publike, ndërkohë në ankandin e sotëm, shteti blen energjinë dhe është detyrë e ofertuesve që të marrin masa për truallin dhe gjithçka tjetër”, u shpreh Balluku.

Kapaciteti minimal 10 megavat orë, maksimali 100 megavat orë, duke i dhënë mundësinë që pjesë e këtij ankandi të jenë 3 entitete. Pjesëmarrësit mund të marrin pjesë edhe përmes projekteve të ndryshme. Çmimi maksimal i pranueshëm 59,97 Euro për megavat orë, ky çmim që ka dalë nga të gjitha analizat që kemi bërë, bazuar në ankandet e mëparshme. Ky do të jetë ankand me transparencë të plotë, kompanitë do të kenë suport për të marrë informacionin e duhur dhe të përgatiten siç duhet që të kemi respektim të afateve. Ankandi nis menjëherë në këto momente” tha Balluku.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat