Aeroporti i Tiranës, 7.25 milionë pasagjerë në 2023-shin - Rritje me 40% e fluksit/ Londra mban vendin e parë ndër destinacionet kryesore

Numri i pasagjerëve që kanë fluturuar nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” ka pësuar një rritje rekord prej 40 për qind gjatë vitit që lamë pas, duke bërë që “Rinasi’ të riafirmojë pozicionin e tij si një lojtar kyç në industrinë rajonale të aviacionit. Referuar të dhënave të publikuara nga Tirana International Aeroport (TIA), në vitin fiskal 2023, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës arriti në një total prej 7,257,574 pasagjerësh. Kjo rritje e konsiderueshme nënvizon rolin kryesor të aeroportit në lehtësimin e përvojave të udhëtimit pa probleme dhe nxitjen e fluturimeve.
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës u rrit me 37% për sa i përket kapacitetit të vendeve, ndërsa 5 linjat ajrore më të mira që kontribuojnë në këtë sukses janë Wizz Air, Air Albania, Albawings, Lufthansa dhe Ryanair, me Wizz Air që kryeson paketën me 59% të tregut dhe një numër prej më shumë se 4.2 milionë pasagjerësh në 2023.
Vitin që lamë pas, Tirana International Airport mirëpriti linja të reja ajrore si Jazeera dhe Ryanair dhe prezantoi të reja si, si Napoli, Brindisi, Trieste, Lamezia Terme, Palermo, Selanik, Comiso, Edinburgh, Manchester, Bukuresht, Kuvajti, Dammam, Stokholm Arlanda, Dusseldorf Weeze, Praga, Varshavë Modlin dhe Roma Ciampino. TIA mirëpriti gjithashtu charter të rinj, duke përfshirë Iberia, Flyone dhe Tailëind, duke e diversifikuar më tej portofolin e saj të linjave ajrore. Për më tepër, aeroporti prezantoi destinacione të reja çarter si Brno, Bilbao, Sarajevë, Lisbona, Porto, Kishinau, Riga, Bratislava dhe Varshavë Radom, duke hapur mundësi emocionuese udhëtimi për pasagjerët.
Referuar deklaratës së TIA, shtetet kryesore që kishin numrin më të lartë të pasagjerëve ishin Italia, Gjermania dhe Britania e Madhe. Konkretisht, Italia zë 44% me mbi 3.1 milionë pasagjerë; Gjermania 13% dhe Mbretëria e Bashkuar 8%
Tregje të tjera kyçe, duke përfshirë Turqinë dhe Greqinë, kontribuuan ndjeshëm në aktivitetin e aeroportit, duke theksuar rolin e tij në nxitjen e lidhjeve përtej Europës Perëndimore.
Destinacionet kryesore nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës kanë ndikuar dukshëm në zgjedhjet e pasagjerëve. Londra mban vendin e parë midis destinacioneve kryesore nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, me 8% të destinacioneve totale.
Më pas renditen Milano, Roma dhe Bergamo, secila duke kontribuar në mënyrë të konsiderueshme me një peshë prej 5%, ndërsa Pisa plotëson pesë destinacionet kryesore me 4%.
Elisabeta Dosku / SCAN

AMA mbledh mediat për matjen e audiencës - Krasniqi: Domosdoshmëri për mbarëvajtjen e tregut mediatik
Autoriteti i Mediave Autovizive ka mbledhur bashkë drejtuesit e medias ku temë diskutimi ishte matja e audiencës në tregun audioviziv shqiptar. Në këtë takim......

Avantazhet nga çmimet e reja të referencës - Zbritja për amortizimin, Ekspertja: Do zhbllokojë shitjen e apartamenteve stok
Veç Tiranës, çmime të reja reference do të aplikohen edhe për zonat përgjatë bregdetit, duke i përqasur ato me vlerën reale që kanë sot në treg. Çfarë......

Hekurudhat, zbardhen hartat me prioritet financimi nga BE - Përfshihet linja Porti i Durrësit–Maqedoni e Veriut
Disa linja hekurudhore të Shqipërisë janë bërë pjesë e rrjetit kryesor transevropian të transportit, që njihet ndryshe si TEN- T, duke i dhënë prioritet për......

Nafta, në rënie pavarësisht tensioneve - Tregtarët po vlerësojnë rreziqet në furnizimin e tregut
Nafta e ka nisur këtë javë në rënie të lehtë, pas fitimeve të realizuara javën e kaluar, ndërsa tregtarët po vlerësojnë rreziqet e ndërprerjes së furnizimit......

Tregu i brendshëm valutor e nis javën në qetësi - Në tregjet ndërkombëtare, baste se FED do të ulë interesat në mars
Tregu i brendshëm valutor e ka nisur edhe këtë javë në qëndrueshmëri dhe duket se euro ka gjetur një stabilitet të ri, në intervalin nga 103.5 deri në 104.5......

Fasonët “zhyten” në krizë të thellë - 8 kompani po “shuhen”. Rama: Ndryshoni rregullat e lojës
Zhvlerësimi i euros e ka futur industrinë me material porositësi në një krizë të thellë. Situata me të cilën po përballen fabrikat e prodhimit të veshjeve dhe......

“Shënjestrohen” bashkitë - Kumbaro: Marrin fonde dhe nuk investojnë në sipërfaqe pyjore
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro në një takim me kryetarët e bashkive dhe jo vetëm, diskutoi rreth vitit 2024 të cilin e konsiderojnë vitin e......

Projektet për ujësjellësa e kanalizime - “Aktivizohet” kredia 50 mln euro. Shoqëritë duhet të aplikojnë për të përfituar
Në muajin shkurt hyn në fuqi marrëveshja e kredisë prej 50 mln euro mes qeverisë shqiptare dhe asaj gjermane, për sektorin e ujësjellës – kanalizimeve.......