“Shënjestrohen” bashkitë - Kumbaro: Marrin fonde dhe nuk investojnë në sipërfaqe pyjore

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro në një takim me kryetarët e bashkive dhe jo vetëm, diskutoi rreth vitit 2024 të cilin e konsiderojnë vitin e pyjeve.
Gjatë fjalës së saj, ministrja Kumbaro theksoi se pyjet ne Shqipëri janë të rinj, e kjo gjë shihet si potencial i zhvillimit ekonomik dhe mjedisor. Por cilat janë ato bashki që nuk kanë asnjë plan për sipërfaqet pyjore?
“Na rezulton se më shumë se gjysma nuk kanë asnjë plan mbarshtimi. Nuk kanë asnjë shpenzim si zë investimesh në pyje…”, u shpreh Mirela Kumbaro.
Ministria e Turizmit dhe Mjdisit ka hartuar kartat e performancës të cilat parashikojnë realizimin e objektivave si më poshtë.
“Për 61 bashkitë për të gjitha aspektet, ku detyra kryesore janë hartimi i planeve të mbarshtimit”, tha Kumbaro.
Por çfarë është realizuar dhe çfarë jo në këto 8 vite, kohë kur bashkitë kanë nën administrim sipërfaqet pyjore?
Nga ana tjetër Ministrja Kumbaro listoi e ato bashkitë që kanë pasur performancë të mirë.
Diamila Leka / SCAN
Sondazh

Projektet për ujësjellësa e kanalizime - “Aktivizohet” kredia 50 mln euro. Shoqëritë duhet të aplikojnë për të përfituar
Në muajin shkurt hyn në fuqi marrëveshja e kredisë prej 50 mln euro mes qeverisë shqiptare dhe asaj gjermane, për sektorin e ujësjellës – kanalizimeve.......

Konsumi i alkoolit – Shqipëria ndër 3 vendet e fundit në Europë. Rënie me 9.8% në dhjetë vite
Konsumi i alkoolit në BE ka rënë me 0,5 litra midis 2010 dhe 2020. Edhe pse sipas të dhënave ka disa vende ku konsumi është rritur, Shqipëria nuk është një......

Balluku prezanton Petrit Malaj si drejtorin e ri të AKBN: Nisim një reformim të thellë të sektorit
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore nga sot do të ketë një drejtues të ri. Zv.Kryeministrja dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka......

Pensionet private, del rregullorja për delegimin e funksioneve - Do mund të kontraktojnë kompani eksperte për auditimin, apo rrezikun e pastrimit të parave
Fondet e pensioneve private do të mund të delegojnë te të tretë funksione shumë të rëndësishme sicc janë promovimi, ekspertiza ligjore, kontabiliteti,......

FMN: IA do të “rrëmbejë” 40% të vendeve të punës - Ndërsa, në vendet me ekonomi të zhvilluar deri në 60%
Inteligjenca artificiale pritet të rrëmbejë rreth 40% të vendeve të punës në të gjithë botë, duke zëvendësuar disa prej tyre dhe duke kompletuar disa të tjerë.......

“Beteja” për internetin fiks, 240 operatorë në treg - Konkurrenca e lartë solli humbjen e terrenit nga 6 operatorët e mëdhenj deri në 2023
Shërbimi i internetit fiks në Shqipëri është bërë vitet e fundit subjekt i një beteje të fortë mes një numri shumë të madh operatorësh për shtrirje sa më të......

Viti i pyjeve / Kumbaro kritikon bashkitë – ‘50% nuk kanë plane mbarështimi’
Ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro në një konferencë për shtyp ka prezantuar aktivitetet e kalendarit kombëtar të Vitit të Pyjeve, i cili do të......

Kina zbulon mrekullinë në qendër të Tokës - Çdo 8 vjet e gjysëm bërthama e brendshme lëkundet rreth boshtit të rrotullimit
Shkencëtarët në Kinë kanë bërë së fundmi një zbulim për zemrën e planetit tonë – çdo tetë vjet e gjysmë, bërthama e brendshme e Tokës lëkundet rreth boshtit të......