Kina zbulon mrekullinë në qendër të Tokës - Çdo 8 vjet e gjysëm bërthama e brendshme lëkundet rreth boshtit të rrotullimit

Shkencëtarët në Kinë kanë bërë së fundmi një zbulim për zemrën e planetit tonë – çdo tetë vjet e gjysmë, bërthama e brendshme e Tokës lëkundet rreth boshtit të saj të rrotullimit.
Ky ndryshim ka të ngjarë të shkaktohet nga një mospërputhje e lehtë midis bërthamës së brendshme dhe mantelit të Tokës, shtresës nën koren e Tokës, sipas një studimi të ri shkencor.
Duke filluar rreth 2.896 kilometra nën sipërfaqe, bërthama e Tokës është e ndarë në një kufi të jashtëm të lëngshëm rrotullues dhe një shtresë të brendshme kryesisht të ngurtë. Kjo zonë është pjesërisht përgjegjëse për shumë nga dinamikat gjeofizike të planetit tonë, nga gjatësia e çdo dite deri te fusha magnetike e Tokës, e cila ndihmon në mbrojtjen e njerëzimit nga rrezet e dëmshme të emetuara nga Dielli.
Për studimin e tyre të fundit, Hoao Ding dhe bashkëautorët e tij konfirmuan më tej këtë cikël duke matur ndërrime të vogla në gjatësinë e ditës në mbarë botën, të cilat kontrollojnë lëvizjen periodike të boshtit të rrotullimit të Tokës, dhe duke i krahasuar ato me variacionet në lëvizjen polare të identifikuara më parë.
Të dhënat e tyre sugjerojnë se kjo lëkundje ka të ngjarë të shkaktohet nga një anim prej 0.17 gradë midis bërthamës së brendshme të Tokës dhe mantelit, gjë që bie ndesh me teorinë tradicionale të rrotullimit të Tokës, e cila supozon se boshti i rrotullimit të bërthamës së brendshme të Tokës dhe boshtit të rrotullimit e mantelit përkojnë.
Ky anim, sipas hulumtimit, mund të nënkuptojë se hemisfera veriperëndimore e bërthamës së brendshme mund të jetë pak më e dendur se pjesa tjetër e kësaj shtrese dhe se ka një ndryshim në densitet midis bërthamës së brendshme dhe të jashtme të Tokës.
Në të ardhmen, ky zbulim mund t'i ndihmojë studiuesit të kuptojnë dinamikën midis bërthamës së brendshme të Tokës dhe proceseve që prekin njerëzimin, nga tërmetet tek ndryshimet në fushën magnetike.
Kjo pjerrësi e zbuluar rishtazi në bërthamën e brendshme mund të çojë përfundimisht në një ndryshim në formën dhe lëvizjen e bërthamës së lëngshme, duke çuar në një zhvendosje të mundshme në fushën magnetike të Tokës.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Super të pasurit, edhe më të pasur - Raporti i Oxfam: Njerëzit më të varfër vazhdojnë të humbasin para’
Pesë njerëzit më të pasur në botë kanë më shumë se dyfishuar pasurinë e tyre në 869 miliardë dollarë që nga viti 2020, ndërsa 60% e pjesës më të varfër në botë......

Pensionet kërcënojnë ekonominë amerikane - Rreziqet nga brezi më i populluar në SHBA
Ndërsa brezi i pasluftës së dytë botërore i afrohet pensionit, perceptimi në SHBA është se ky brez do të jetojë rehat pas daljes në pension. Sipas të dhënave......

Rritet paga minimale në Spanjë - 1.134 euro në muaj, reagon shoqata e punëdhënësve
Ministria e Punës spanjolle ra dakord me sindikatat për rritjen e pagës minimale me 5 %. Sekretari spanjoll i Shtetit për Punën, Joaquin Perez Rey, në fund të......

Shtohen mashtrimet me vajin e ullirit - Apeli për konsumatorët: Kontrolloni mirë etiketat!
Nëse këto ditë porosisni vaj ulliri ekstra të virgjër në restorant, bëni mirë të kontrolloni me kujdes etiketën. Sipas Europol, shitja e vajit të ullirit të......

Tërmetet, pandemia, përmbytjet, zjarret, ndryshon harta e risqeve - Strategjia e re për emergjencat civile. Incidentet rutinë po kthehen në fatkeqësi të shpeshta
Tërmetet e vitit 2019 e më tej pandemia Covid-19 kanë ndryshuar rrënjësisht “hierarkinë” e rreziqeve që mund të shkaktojnë emergjenca civile në Shqipëri,......

Borxhi kombëtar i SHBA-së ka arritur një rekord të ri – Ja si kanë ndryshuar shifrat ndër vite
Borxhi i qeverisë së Shteteve të Bashkuara arriti një rekord të ri shqetësues në fund të vitit 2023. Por sa i keq është ai dhe a ka rëndësi të kesh dhjetëra......

Rënie eksportesh dhe zhvlerësim i monedhës – Pse 2024 mund të bëhet një vit i tmerrshëm për ekonominë e Kinës
Kina është një nga ekonomitë më të mëdha në botë. Megjithatë, gjërat nuk duken mirë për dragoin e madh aziatik, sa i përket parave. CNN Business komenton se......

Kush janë 10 makinat elektrike që bëjnë më shumë kilometra me karikim të plotë?
Ka gjithnjë e më shumë makina elektrike në mbarë botën. Dhe ky trend nuk mund të ndalet. Të gjithë prodhuesit po punojnë për të përmirësuar performancën e......