Super të pasurit, edhe më të pasur - Raporti i Oxfam: Njerëzit më të varfër vazhdojnë të humbasin para’

Pesë njerëzit më të pasur në botë kanë më shumë se dyfishuar pasurinë e tyre në 869 miliardë dollarë që nga viti 2020, ndërsa 60% e pjesës më të varfër në botë - pothuajse 5 miliardë njerëz - kanë humbur para’.
Detajet publikohen në një raport nga Oxfam teksa njerëzit më të pasur në botë mblidhen nga e hëna në Davos të Zvicrës, për takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror të liderëve politikë, drejtuesve të korporatave dhe super të pasurve.
Hendeku midis të pasurve dhe të varfërve ka të ngjarë të rritet, thekson raporti, dhe do të bëjë që bota të kurorëzojë trilionerin e saj të parë brenda një dekade. Në të njëjtën kohë, paralajmërohet se nëse trendet aktuale vazhdojnë, varfëria në botë nuk do të zhduket për 229 vite të tjera.
Duke theksuar një rritje dramatike të pabarazisë që nga pandemia Covid, Oxfam tha se miliarderët në botë ishin 3.3 trilionë dollarë më të pasur se në vitin 2020 dhe pasuria e tyre ishte rritur tre herë më shpejt se norma e inflacionit.
Raporti, “Inequality”, zbulon se shtatë nga 10 korporatat më të mëdha në botë kanë një miliarder si CEO ose aksioner kryesor, pavarësisht stagnimit në standardet e jetesës për miliona punëtorë në mbarë botën.
I përpiluar duke përdorur të dhëna nga kompania kërkimore Wealth X, raporti thotë se pasuria e kombinuar e pesë njerëzve më të pasur në botë – Elon Musk, Bernard Arnault, Jeff Bezos, Larry Ellison dhe Mark Zuckerberg – është rritur me 464 miliardë dollarë, ose 114%. Gjatë të njëjtës periudhë, pasuria totale e 4.77 miliardë njerëzve më të varfër – që përbën 60% të popullsisë së botës – ka rënë me 0.2% në terma realë.
Njerëzit në mbarë botën po punojnë më shumë dhe orë më të gjata, shpesh për pagat e ulëta, në punë të pasigurta, thotë raporti. Në 52 vende, pagat reale mesatare për afro 800 milionë punëtorësh kanë rënë. Këta punëtorë kanë humbur së bashku 1.5 trilion dollarë gjatë dy viteve të fundit, ekuivalente me 25 ditë paga të humbura për çdo punëtor.
Duke pasqyruar pasurinë e super të pasurve, raporti thotë gjithashtu se fitimet e biznesit janë rritur ndjeshëm pavarësisht presionit mbi familjet në mes të krizës së kostos së jetesës. 148 nga korporatat më të mëdha në botë së bashku kanë grumbulluar 1.8 trilion dollarë në fitime neto totale në vitin deri në qershor 2023, një rritje prej 52% krahasuar me fitimet mesatare neto në 2018 - 2021.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Pensionet kërcënojnë ekonominë amerikane - Rreziqet nga brezi më i populluar në SHBA
Ndërsa brezi i pasluftës së dytë botërore i afrohet pensionit, perceptimi në SHBA është se ky brez do të jetojë rehat pas daljes në pension. Sipas të dhënave......

Rritet paga minimale në Spanjë - 1.134 euro në muaj, reagon shoqata e punëdhënësve
Ministria e Punës spanjolle ra dakord me sindikatat për rritjen e pagës minimale me 5 %. Sekretari spanjoll i Shtetit për Punën, Joaquin Perez Rey, në fund të......

Shtohen mashtrimet me vajin e ullirit - Apeli për konsumatorët: Kontrolloni mirë etiketat!
Nëse këto ditë porosisni vaj ulliri ekstra të virgjër në restorant, bëni mirë të kontrolloni me kujdes etiketën. Sipas Europol, shitja e vajit të ullirit të......

Tërmetet, pandemia, përmbytjet, zjarret, ndryshon harta e risqeve - Strategjia e re për emergjencat civile. Incidentet rutinë po kthehen në fatkeqësi të shpeshta
Tërmetet e vitit 2019 e më tej pandemia Covid-19 kanë ndryshuar rrënjësisht “hierarkinë” e rreziqeve që mund të shkaktojnë emergjenca civile në Shqipëri,......

Borxhi kombëtar i SHBA-së ka arritur një rekord të ri – Ja si kanë ndryshuar shifrat ndër vite
Borxhi i qeverisë së Shteteve të Bashkuara arriti një rekord të ri shqetësues në fund të vitit 2023. Por sa i keq është ai dhe a ka rëndësi të kesh dhjetëra......

Rënie eksportesh dhe zhvlerësim i monedhës – Pse 2024 mund të bëhet një vit i tmerrshëm për ekonominë e Kinës
Kina është një nga ekonomitë më të mëdha në botë. Megjithatë, gjërat nuk duken mirë për dragoin e madh aziatik, sa i përket parave. CNN Business komenton se......

Kush janë 10 makinat elektrike që bëjnë më shumë kilometra me karikim të plotë?
Ka gjithnjë e më shumë makina elektrike në mbarë botën. Dhe ky trend nuk mund të ndalet. Të gjithë prodhuesit po punojnë për të përmirësuar performancën e......

Me vlera deri në 450 milionë dollarë - Këto janë pikturat më të shtrenjta në botë
Arti është një nga asetet më të sigurta që një person mund të blejë. Rrallëherë zhvlerësohet, mund të ruhet lehtësisht dhe vlera e tij nuk varet nga gjendja e......