Tërmetet, pandemia, përmbytjet, zjarret, ndryshon harta e risqeve - Strategjia e re për emergjencat civile. Incidentet rutinë po kthehen në fatkeqësi të shpeshta

Tërmetet e vitit 2019 e më tej pandemia Covid-19 kanë ndryshuar rrënjësisht “hierarkinë” e rreziqeve që mund të shkaktojnë emergjenca civile në Shqipëri, ndërkohë që në lojë ka hyrë një rrezik i ri, ai nga teknologjia. Në janar të këtij viti, Qeveria ka miratuar Planin Kombëtar për Emergjencat, i cili tashmë i referohet një harte te re rreziqesh, ashti si dhe mekanizmash e aktorësh të rinj në trajtimin e tyre.
Ngjarjet e kohëve të fundit, sipas Qeverisë, kanë treguar shumëllojshmërinë dhe intensitetin e krizave dhe rreziqeve natyrore dhe të shkaktuara nga njeriu në Shqipëri. Viti 2019 ishte një vit kyç për vendin pasi jo vetëm që u miratua ligji i ri nr. 45/2019, i cili parashikon përgjegjësitë e mbrojtjes civile, por ishte gjithashtu dhe viti i dy tërmeteve të fuqishëm përkatësisht të 21.9.2019 dhe 26.11.2019. Kjo u pasua nga pandemia globale e koronavirusit (COVID-19) në vitin 2020, e cila shkaktoi humbjen e jetës së mbi 3 400 shqiptarëve. Këto ngjarje kyçe janë shoqëruar nga rreziqet e përhershme të përmbytjeve, zjarreve në pyje, temperaturave ekstreme, thatësirave dhe rrëshqitjeve të tokës, të cilat ndodhin me shpeshtësi periodike në të gjithë vendin. Sipas Strategjisë Kombëtare për Zvogëlimin e Riskut nga Fatkeqësitë (SKZRF), të dhënat e mbledhura për analizimin e tendencave tregojnë se, gjatë kohëve të fundit, këto incidente “rutinë”, janë transformuar dhe janë kthyer në emergjenca apo fatkeqësi më të shpeshta dhe në shkallë të gjerë për vendin dhe me shumë mundësi kjo vjen si pasojë e ndikimeve të ndryshimeve klimatike.
Sa i përket Vlerësimit të Riskut nga Fatkeqësitë, në Plan theksohet se u zbatua një analizë dhe sintezë shtesë bazuar mbi 6 raporte të vlerësimit të risqeve kryesore për të ofruar një panoramë gjithëpërfshirëse dhe koherente të risqeve nga fatkeqësitë në vend. Si metodë për analizën u përzgjodh një instrument i vlerësimit të risqeve të shumëfishta, i cili ndihmon për t’u fokusuar në risqet komplekse dhe me efekt zinxhir të lidhura me cenueshmëritë dhe rreziqet e shumëfishta në çdo territor.
Si rezultat i analizës dhe sintezës u bë i mundur zhvillimi i matricave krahasuese për tetë rreziqet madhore (duke përfshirë gjashtë rreziqet e detyrueshme të parashikuara nga ligji), si dhe ndikimi dhe implikimet e tyre të mundshme për secilin prej dymbëdhjetë qarqeve të vendit. U zhvilluan disa skenarë të mundshëm të riskut nga fatkeqësitë, si dhe u identifikuan rekomandime për fushat prioritare të kapaciteteve për menaxhimin e riskut nga fatkeqësitë. Në fund, Plani rendit këto tetë risqe madhore që potencalisht mund të shkaktojnë emergjaca civile në vend: në vend të parë Përmbytjet, së dyti incidentet Teknologjike (Të shkaktuara nga njeriu/proceset), së treti rreziqet Biologjike, së katërti, Rrëshqitjet e tokës, së pesti Tërmetet, së gjashti Çarjet e digave, së shtati zjarret masive, dhe e fundit Ortekët.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

Borxhi kombëtar i SHBA-së ka arritur një rekord të ri – Ja si kanë ndryshuar shifrat ndër vite
Borxhi i qeverisë së Shteteve të Bashkuara arriti një rekord të ri shqetësues në fund të vitit 2023. Por sa i keq është ai dhe a ka rëndësi të kesh dhjetëra......

Rënie eksportesh dhe zhvlerësim i monedhës – Pse 2024 mund të bëhet një vit i tmerrshëm për ekonominë e Kinës
Kina është një nga ekonomitë më të mëdha në botë. Megjithatë, gjërat nuk duken mirë për dragoin e madh aziatik, sa i përket parave. CNN Business komenton se......

Kush janë 10 makinat elektrike që bëjnë më shumë kilometra me karikim të plotë?
Ka gjithnjë e më shumë makina elektrike në mbarë botën. Dhe ky trend nuk mund të ndalet. Të gjithë prodhuesit po punojnë për të përmirësuar performancën e......

Me vlera deri në 450 milionë dollarë - Këto janë pikturat më të shtrenjta në botë
Arti është një nga asetet më të sigurta që një person mund të blejë. Rrallëherë zhvlerësohet, mund të ruhet lehtësisht dhe vlera e tij nuk varet nga gjendja e......

Ka një koleksion makinash me vlerë 5 miliardë dollarë – Njihuni me një ndër mbretërit më të pasur në botë
Koleksioni i automobilave i Sulltanit të Bruneit, Hassanal Bolkiah , i vlerësuar në rreth 5 miliardë dollarë dhe i përbërë nga mbi 7,000 makina, shpesh......

Me një pasuri katër herë me madhe se Musk dhe Gates së bashku – Ja vlera neto e famijes mbretërore të Arabisë Saudite
Familja mbretërore në pushtet e Arabisë Saudite ka një pasuri totale neto me vlerë 1.4 trilion dollarë, katër herë më shumë se vlera e kombinuar e dy prej......

Ligji mjedisor - Deputetët e Parlamentit Europian miratojnë një sërë ligjesh mbi Marrëveshjen e Gjelbër
Komiteti i mjedisit i Parlamentit Evropian ka miratuar marrëveshje të përkohshme me qeveritë për gjysmë duzine pjesë kyçe të ligjit mjedisor, pasi ligjvënësit......

Ku në Europë po përkeqësohet pirja e alkoolit dhe cilat vende e kanë reduktuar?
Konsumi i alkoolit në BE ka rënë me 0,5 litra midis 2010 dhe 2020. Megjithatë, ka disa vende ku konsumi është rritur. “Asnjë nivel i konsumit të alkoolit......