Shtohen mashtrimet me vajin e ullirit - Apeli për konsumatorët: Kontrolloni mirë etiketat!

Nëse këto ditë porosisni vaj ulliri ekstra të virgjër në restorant, bëni mirë të kontrolloni me kujdes etiketën. Sipas Europol, shitja e vajit të ullirit të rremë është bërë tashmë një ‘praktikë e zakonshme’.
Paralajmërimi erdhi pasi autoritetet sekuestruan 260.000 litra produkt të falsifikuar në Itali dhe Spanjë, në muajin nëntor. Më pak se dy muaj më vonë, rreth pesëdhjetë restorante u vunë nën hetim për të njëjtën arsye, në Romë, duke ndezur alarme të reja.
Disa mashtrues po e zëvendësojnë ‘arin e lëngshëm’ të çmuar me vaj farash shumë më të lirë. Vaji i farës është transparent, prandaj e ngjyrosin me klorofil, për të shtuar nuanca të gjelbra dhe përdorin karotenoidë për të marrë ngjyrë të verdhë. Kjo krijon një ngjyrë si vaj ulliri. Megjithatë, edhe nëse ato duken të ngjashme, dallimet e mëdha mbeten.
Prodhimi i vajit të ullirit ka shënuar rënie në dy vitet e fundit. Vetëm në vitin 2023, ‘humbën’ midis 20% dhe 25% në nivel global.
Arsyeja kryesore është thatësira ekstreme në Mesdhe, një rajon që përbën gati 90% të prodhimit të vajit të ullirit ekstra të virgjër në botë. Spanja, Greqia, Italia, Tunizia...të gjithë u goditën. Dhe ky vit mund të jetë edhe më keq. Burimet ujore janë jashtëzakonisht të ulëta. Kjo situatë shkaktoi dhe rritjen e çmimeve. Vaji i ullirit ekstra i virgjër standard kushtonte nga 3 deri në 5 euro për litër në supermarket. Tani është midis 10 dhe 12 euro.
Është bërë shumë më e lehtë për mashtruesit të shesin produktet e tyre, me bashkëpunimin e restoranteve të pandershme, të cilët ‘e dinë se çfarë po blejnë’.
Gjithmonë ka pasur një treg për vaj ulliri të rremë. Por tani po bëhet më i fuqishëm, sepse restorantet nuk duan të paguajnë për çmimet aktuale.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Tërmetet, pandemia, përmbytjet, zjarret, ndryshon harta e risqeve - Strategjia e re për emergjencat civile. Incidentet rutinë po kthehen në fatkeqësi të shpeshta
Tërmetet e vitit 2019 e më tej pandemia Covid-19 kanë ndryshuar rrënjësisht “hierarkinë” e rreziqeve që mund të shkaktojnë emergjenca civile në Shqipëri,......

Borxhi kombëtar i SHBA-së ka arritur një rekord të ri – Ja si kanë ndryshuar shifrat ndër vite
Borxhi i qeverisë së Shteteve të Bashkuara arriti një rekord të ri shqetësues në fund të vitit 2023. Por sa i keq është ai dhe a ka rëndësi të kesh dhjetëra......

Rënie eksportesh dhe zhvlerësim i monedhës – Pse 2024 mund të bëhet një vit i tmerrshëm për ekonominë e Kinës
Kina është një nga ekonomitë më të mëdha në botë. Megjithatë, gjërat nuk duken mirë për dragoin e madh aziatik, sa i përket parave. CNN Business komenton se......

Kush janë 10 makinat elektrike që bëjnë më shumë kilometra me karikim të plotë?
Ka gjithnjë e më shumë makina elektrike në mbarë botën. Dhe ky trend nuk mund të ndalet. Të gjithë prodhuesit po punojnë për të përmirësuar performancën e......

Me vlera deri në 450 milionë dollarë - Këto janë pikturat më të shtrenjta në botë
Arti është një nga asetet më të sigurta që një person mund të blejë. Rrallëherë zhvlerësohet, mund të ruhet lehtësisht dhe vlera e tij nuk varet nga gjendja e......

Ka një koleksion makinash me vlerë 5 miliardë dollarë – Njihuni me një ndër mbretërit më të pasur në botë
Koleksioni i automobilave i Sulltanit të Bruneit, Hassanal Bolkiah , i vlerësuar në rreth 5 miliardë dollarë dhe i përbërë nga mbi 7,000 makina, shpesh......

Me një pasuri katër herë me madhe se Musk dhe Gates së bashku – Ja vlera neto e famijes mbretërore të Arabisë Saudite
Familja mbretërore në pushtet e Arabisë Saudite ka një pasuri totale neto me vlerë 1.4 trilion dollarë, katër herë më shumë se vlera e kombinuar e dy prej......

Ligji mjedisor - Deputetët e Parlamentit Europian miratojnë një sërë ligjesh mbi Marrëveshjen e Gjelbër
Komiteti i mjedisit i Parlamentit Evropian ka miratuar marrëveshje të përkohshme me qeveritë për gjysmë duzine pjesë kyçe të ligjit mjedisor, pasi ligjvënësit......