“Beteja” për internetin fiks, 240 operatorë në treg - Konkurrenca e lartë solli humbjen e terrenit nga 6 operatorët e mëdhenj deri në 2023

Shërbimi i internetit fiks në Shqipëri është bërë vitet e fundit subjekt i një beteje të fortë mes një numri shumë të madh operatorësh për shtrirje sa më të gjerë. Sipas të dhënave zyrtare të AKEP, në këtë beteje numëroheshin rreth 240 operatorë deri në fund të 2021, shumica e tyre operatorëve të vegjel të cilët arritën edhe ta fitonin në masë të madhe betejën kundër të mëdhenjve. Fitore që gjithsesi, ka nisur të frenohet pas vitit 2022, me operatorët e mëdhenj të tregut që veccanërisht gjatë vitit 2023, kanë nisur pak nga pak të fitojnë terrenin e humbur.
Fillimi i vitit 2022 e ka gjetur tregun shqiptar me 240 operatorë fiks të licensuar që ofrojnë shërbime interneti. Një tipar kryesor i zhvillimit të konkurrencës në tregun shqiptar është rritja e rëndësisë së operatorëve të vegjël. Pjesa e kombinuar e tregut të gjashtë operatorëve më të mëdhenj në Shqipëri u ul nga 89% në 2017 në 68% në fund të 2022. Megjithatë, rritja e pjesës së tregut të operatorëve më të vegjël duket se është ndalur që nga viti 2022.
Lajmi i mirë është se një prani kaq e lartë operatorësh dhe ulja e dominimit të të mëdhenjve ka sjellë për pasojë nivel të lartë konkurrence, si në ccmime ashtu edhe në cilësinë e shërbimit.
Si mbulimi i kufizuar gjeografik i shumicës së operatorëve, ashtu edhe dallimi midis zonave urbane dhe rurale sinjalizon se kushtet e tregut ndryshojnë në të gjithë territorin shqiptar dhe se konkurrenca përcaktohet, në një farë mase, në nivel lokal dhe jo kombëtar.
Shumica e operatorëve në Shqipëri janë të një madhësie të vogël dhe kanë një prani rrjeti të kufizuar në zona specifike gjeografike, veçanërisht në zonat urbane ose rurale në afërsi të qendrave urbane. Pak nga operatorët në këtë treg kanë mbulim të gjerë pasi shumica e ofruesve të shërbimeve broadband konkurrojnë në segmente më të vogla dhe janë kryesisht ofrues lokalë. Pjesa e tregut të operatorëve kryesorë në zonat rurale është shumë më e ulët në krahasim me zonat urbane. Në disa qarqe si Berat, Dibër, Elbasan, Fier, Korçë, Lezhë dhe Shkodër, ata pothuajse nuk kanë prani në zonat rurale. Përdoruesit fundorë në këto zona janë pothuajse tërësisht të lidhur nga operatorë më të vegjël lokalë.
Një konkurrencë kaq e fortë është refketuar edhe te ccmimet, të cilat janë nën mesataret e vendeve të Bashkimit Evropian. Për paketat që përfshijnë akses në internet, telefoni zanore dhe shërbime TV, rezulton se çmimet e ofruara nga ofruesit e shërbimeve broadband në Shqipëri janë vazhdimisht më të ulëta se çmimet mesatare të evidentuara në vendet anëtare të Bashkimit Europian. Diferenca në çmime varion nga -7 € matur me fuqinë blerëse të konsumatorëve për lidhjet bazë broadband deri në -1 € për lidhjet broadband ultra të shpejta.
Në përgjithësi, çmimet e ofruara nga ofruesit e shërbimeve broadband në Shqipëri janë në përputhje me nivelin e çmimeve të propozuara në vendet e tjera të Bashkimit Europian, konkludon në analizën që u bën tarifave Autoriteti Shqiptar i Komunikimeve Elektronike dhe Shqiptare.
Sondazh

Viti i pyjeve / Kumbaro kritikon bashkitë – ‘50% nuk kanë plane mbarështimi’
Ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro në një konferencë për shtyp ka prezantuar aktivitetet e kalendarit kombëtar të Vitit të Pyjeve, i cili do të......

Kina zbulon mrekullinë në qendër të Tokës - Çdo 8 vjet e gjysëm bërthama e brendshme lëkundet rreth boshtit të rrotullimit
Shkencëtarët në Kinë kanë bërë së fundmi një zbulim për zemrën e planetit tonë – çdo tetë vjet e gjysmë, bërthama e brendshme e Tokës lëkundet rreth boshtit të......

Super të pasurit, edhe më të pasur - Raporti i Oxfam: Njerëzit më të varfër vazhdojnë të humbasin para’
Pesë njerëzit më të pasur në botë kanë më shumë se dyfishuar pasurinë e tyre në 869 miliardë dollarë që nga viti 2020, ndërsa 60% e pjesës më të varfër në botë......

Pensionet kërcënojnë ekonominë amerikane - Rreziqet nga brezi më i populluar në SHBA
Ndërsa brezi i pasluftës së dytë botërore i afrohet pensionit, perceptimi në SHBA është se ky brez do të jetojë rehat pas daljes në pension. Sipas të dhënave......

Rritet paga minimale në Spanjë - 1.134 euro në muaj, reagon shoqata e punëdhënësve
Ministria e Punës spanjolle ra dakord me sindikatat për rritjen e pagës minimale me 5 %. Sekretari spanjoll i Shtetit për Punën, Joaquin Perez Rey, në fund të......

Shtohen mashtrimet me vajin e ullirit - Apeli për konsumatorët: Kontrolloni mirë etiketat!
Nëse këto ditë porosisni vaj ulliri ekstra të virgjër në restorant, bëni mirë të kontrolloni me kujdes etiketën. Sipas Europol, shitja e vajit të ullirit të......

Tërmetet, pandemia, përmbytjet, zjarret, ndryshon harta e risqeve - Strategjia e re për emergjencat civile. Incidentet rutinë po kthehen në fatkeqësi të shpeshta
Tërmetet e vitit 2019 e më tej pandemia Covid-19 kanë ndryshuar rrënjësisht “hierarkinë” e rreziqeve që mund të shkaktojnë emergjenca civile në Shqipëri,......

Borxhi kombëtar i SHBA-së ka arritur një rekord të ri – Ja si kanë ndryshuar shifrat ndër vite
Borxhi i qeverisë së Shteteve të Bashkuara arriti një rekord të ri shqetësues në fund të vitit 2023. Por sa i keq është ai dhe a ka rëndësi të kesh dhjetëra......