Pensionet private, del rregullorja për delegimin e funksioneve - Do mund të kontraktojnë kompani eksperte për auditimin, apo rrezikun e pastrimit të parave

Fondet e pensioneve private do të mund të delegojnë te të tretë funksione shumë të rëndësishme sicc janë promovimi, ekspertiza ligjore, kontabiliteti, informimin e anëtarëve, por edhe funksiuone kyçë, si auditimi, menaxhimi i riskut apo parandalimi i rreziqeve për pastrimin e parave. Pas hyrjes në fuqi të Ligjit të ri per Pensionet Private vitin e shkuar, Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare ka nisur këtë vit plotësimin e tij me aktet nënligjore. Në këtë kuaadër, ajo sapo ka hedhur për konsultim publik rregulloren për delegimin e funksioneve të shoqërive të fondeve të pensioneve private.
Objekti i saj është përcaktimi i llojeve të funksioneve, rregullave dhe procedurave për delegimin e funksioneve të shoqërisë administruese të fondeve të pensionit privat te palët e treta. Ndërkohë që përcaktohet qartë se shoqëritë administruese nuk do mund të delegojnë funksione të tjera të një rëndësie të veçantë, siç është administrimi i aktiveve të fondeve dhe administrimi i rrezikut të parashikuara në ligj.
Po ashtu, Delegimi i funksioneve tek palë të treta bëhet ekskluzivisht pas miratimit me shkrim nga Autoriteti. Ky i findit refuzon miratimin e delegimit tek palë të treta kur ai vështirëson mbikëqyrjen e veprimtarisë së deleguar ose të gjithë veprimtarisë tregtare të shoqërisë administruese të fondeve apo pengon shoqërinë administruese të fondeve, që të veprojë në interesin më të mirë të anëtarëve.
Funksionet e deleguara duhet të ushtrohen në mënyrë të tillë që të mos rrezikohet aftësia, stabiliteti, vazhdimësia, si dhe cilësia e veprimtarisë së shoqërisë administruese. Shoqëria administruese në çdo moment duhet të jetë në gjendje të monitorojë me efektivitet veprimtarinë e deleguar, të japë udhëzime të mëtejshme dhe të anulojë delegimin në mënyrë të menjëhershme, nëse kjo është në interes të anëtarëve. Delegimi i funksioneve, në asnjë rast, nuk shmang përgjegjësitë e shoqërisë administruese.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

FMN: IA do të “rrëmbejë” 40% të vendeve të punës - Ndërsa, në vendet me ekonomi të zhvilluar deri në 60%
Inteligjenca artificiale pritet të rrëmbejë rreth 40% të vendeve të punës në të gjithë botë, duke zëvendësuar disa prej tyre dhe duke kompletuar disa të tjerë.......

“Beteja” për internetin fiks, 240 operatorë në treg - Konkurrenca e lartë solli humbjen e terrenit nga 6 operatorët e mëdhenj deri në 2023
Shërbimi i internetit fiks në Shqipëri është bërë vitet e fundit subjekt i një beteje të fortë mes një numri shumë të madh operatorësh për shtrirje sa më të......

Viti i pyjeve / Kumbaro kritikon bashkitë – ‘50% nuk kanë plane mbarështimi’
Ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro në një konferencë për shtyp ka prezantuar aktivitetet e kalendarit kombëtar të Vitit të Pyjeve, i cili do të......

Kina zbulon mrekullinë në qendër të Tokës - Çdo 8 vjet e gjysëm bërthama e brendshme lëkundet rreth boshtit të rrotullimit
Shkencëtarët në Kinë kanë bërë së fundmi një zbulim për zemrën e planetit tonë – çdo tetë vjet e gjysmë, bërthama e brendshme e Tokës lëkundet rreth boshtit të......

Super të pasurit, edhe më të pasur - Raporti i Oxfam: Njerëzit më të varfër vazhdojnë të humbasin para’
Pesë njerëzit më të pasur në botë kanë më shumë se dyfishuar pasurinë e tyre në 869 miliardë dollarë që nga viti 2020, ndërsa 60% e pjesës më të varfër në botë......

Pensionet kërcënojnë ekonominë amerikane - Rreziqet nga brezi më i populluar në SHBA
Ndërsa brezi i pasluftës së dytë botërore i afrohet pensionit, perceptimi në SHBA është se ky brez do të jetojë rehat pas daljes në pension. Sipas të dhënave......

Rritet paga minimale në Spanjë - 1.134 euro në muaj, reagon shoqata e punëdhënësve
Ministria e Punës spanjolle ra dakord me sindikatat për rritjen e pagës minimale me 5 %. Sekretari spanjoll i Shtetit për Punën, Joaquin Perez Rey, në fund të......

Shtohen mashtrimet me vajin e ullirit - Apeli për konsumatorët: Kontrolloni mirë etiketat!
Nëse këto ditë porosisni vaj ulliri ekstra të virgjër në restorant, bëni mirë të kontrolloni me kujdes etiketën. Sipas Europol, shitja e vajit të ullirit të......