Hekurudhat, zbardhen hartat me prioritet financimi nga BE - Përfshihet linja Porti i Durrësit–Maqedoni e Veriut

Disa linja hekurudhore të Shqipërisë janë bërë pjesë e rrjetit kryesor transevropian të transportit, që njihet ndryshe si TEN- T, duke i dhënë prioritet për investime. Pas miratimit të marrëveshjes së lartë ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, janë publikuar hartat e reja me linjat e trenave që tashmë janë pjesë e këtij rrjeti. Kështu, pas linjës hekurudhore Durrës – Hani i Hotit, që ishte përfshirë më herët në rrjetet bazë të transportit, është shtuar edhe korridori VIII hekurudhor, që nis nga Porti i Durrësit, deri në kufirin me Maqedoninë e Veriut.
Ky segment ka qenë pjesë e rrjetit gjithëpërfshirës, por me riklasifikimin e tij do të ketë më tepër prioritet për financime nga ana e Bashkimit Evropian. Për t’u bërë pjesë e rrjetit kryesor fillimisht parlamenti shqiptar duhet të miratojë marrëveshjen e nivelit të lartë ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, për harta treguese të rrjetit transevropian të transportit në vendin tonë. Pjesë e hartave të reja është edhe linja hekurudhore Vlorë – Durrës.
Marrëveshja e nënshkruar pak muaj më parë shërben për procedurë për të vijuar me miratimin nga Komisioni Evropian të ndryshimit të rregullores së BE-së, për zgjatimin e rrjetit TEN-T kryesor. Rregulloja TEN- T identifikon projektet me interes të përbashkët, përcakton prioritetet për zhvillimin e rrjetit transevropian të transportit dhe specifikon kërkesat që duhen respektuar për menaxhimin e infrastrukturës së rrjetit transevropian të transportit.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Nafta, në rënie pavarësisht tensioneve - Tregtarët po vlerësojnë rreziqet në furnizimin e tregut
Nafta e ka nisur këtë javë në rënie të lehtë, pas fitimeve të realizuara javën e kaluar, ndërsa tregtarët po vlerësojnë rreziqet e ndërprerjes së furnizimit......

Tregu i brendshëm valutor e nis javën në qetësi - Në tregjet ndërkombëtare, baste se FED do të ulë interesat në mars
Tregu i brendshëm valutor e ka nisur edhe këtë javë në qëndrueshmëri dhe duket se euro ka gjetur një stabilitet të ri, në intervalin nga 103.5 deri në 104.5......

Fasonët “zhyten” në krizë të thellë - 8 kompani po “shuhen”. Rama: Ndryshoni rregullat e lojës
Zhvlerësimi i euros e ka futur industrinë me material porositësi në një krizë të thellë. Situata me të cilën po përballen fabrikat e prodhimit të veshjeve dhe......

“Shënjestrohen” bashkitë - Kumbaro: Marrin fonde dhe nuk investojnë në sipërfaqe pyjore
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro në një takim me kryetarët e bashkive dhe jo vetëm, diskutoi rreth vitit 2024 të cilin e konsiderojnë vitin e......

Projektet për ujësjellësa e kanalizime - “Aktivizohet” kredia 50 mln euro. Shoqëritë duhet të aplikojnë për të përfituar
Në muajin shkurt hyn në fuqi marrëveshja e kredisë prej 50 mln euro mes qeverisë shqiptare dhe asaj gjermane, për sektorin e ujësjellës – kanalizimeve.......

Konsumi i alkoolit – Shqipëria ndër 3 vendet e fundit në Europë. Rënie me 9.8% në dhjetë vite
Konsumi i alkoolit në BE ka rënë me 0,5 litra midis 2010 dhe 2020. Edhe pse sipas të dhënave ka disa vende ku konsumi është rritur, Shqipëria nuk është një......

Balluku prezanton Petrit Malaj si drejtorin e ri të AKBN: Nisim një reformim të thellë të sektorit
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore nga sot do të ketë një drejtues të ri. Zv.Kryeministrja dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka......

Pensionet private, del rregullorja për delegimin e funksioneve - Do mund të kontraktojnë kompani eksperte për auditimin, apo rrezikun e pastrimit të parave
Fondet e pensioneve private do të mund të delegojnë te të tretë funksione shumë të rëndësishme sicc janë promovimi, ekspertiza ligjore, kontabiliteti,......