Bitcoin bie me 5%, zbret poshtë $43,000 - Shkëlqejnë ethereum dhe litecoin, fitime javore prej 15% dhe 11%

Tregu i kriptomonedhave po shfaqet i qëndrueshëm, gjatë sesionit të sotëm, ndërsa të premten bitcoin humbi rreth 5% të vlerës, duke zbritur në rreth 42,600 dollarë. Sipas analizës së modeleve të çmimit dhe treguesve teknikë, shitja e bitcoin mund të vijojë në terma afatshkurtër dhe shumë shpejt mund të shohim një çmim prej 38,000 dollarë.
Bitcoin preku nivelin më të lartë në 2 vitet e fundit prej 49,000 dollarë, javën e kaluar, menjëherë pas fillimit të tregtimit të ETF-ve, por më pas zbriti drejt 46,000 dollarëve. Në anën tjetër, ethereum ka performuar mjaft mirë gjatë javës së kaluar, duke u rritur me 15%, fitimet më të mëdha javore që nga marsi i vitit 2023. Sipas analistëve, tregu i kriptomonedhave tashmë ka kaluar në një tjetër narrativë, me ethereum që grumbullon më shumë kapital se bitcoin, me shpresën se edhe kriptomonedha e dytë më e madhe në botë do të marrë një miratim të ETF-ve, nga autoritetet në SHBA.
Duke filluar nga muaji maj, Komisioni i Letrave me Vlerë dhe Shkëmbimeve pritet të marrë një vendim mbi aplikimet e BlackRock, Invesco, Ark and VanEck. Shumë analistë parashikonin që miratimet e shumëpritura të ETF-ve në bitcoin të ishin një ngjarje e jashtëzakonshme, por nuk rezulatoi kështu sepse vetëm pritshmëritë se kjo ditë do të vinte, bënë që bitcoin të rritej me rreth 60% në 3 muajt e fundit. Megjithatë do të duhet edhe pak kohë përpara se ETF-të të tërheqin më shumë kapitale, pasi investitorët duan kohën e tyre për t’u njohur më mirë me kriptomonedhat. Ndër asetet e tjera, litecoin, gjenerimi i vlerës të së cilës është i ngjashëm me vizionin origjinal të bitcoin, ishte ndër kriptomonedhat me performancën më të mirë, pasi realizoi fitime javore prej rreth 11%.
SCAN
Sondazh

Aeroporti i Tiranës, 7.25 milionë pasagjerë në 2023-shin - Rritje me 40% e fluksit/ Londra mban vendin e parë ndër destinacionet kryesore
Numri i pasagjerëve që kanë fluturuar nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” ka pësuar një rritje rekord prej 40 për qind gjatë vitit që lamë pas, duke bërë......

AMA mbledh mediat për matjen e audiencës - Krasniqi: Domosdoshmëri për mbarëvajtjen e tregut mediatik
Autoriteti i Mediave Autovizive ka mbledhur bashkë drejtuesit e medias ku temë diskutimi ishte matja e audiencës në tregun audioviziv shqiptar. Në këtë takim......

Avantazhet nga çmimet e reja të referencës - Zbritja për amortizimin, Ekspertja: Do zhbllokojë shitjen e apartamenteve stok
Veç Tiranës, çmime të reja reference do të aplikohen edhe për zonat përgjatë bregdetit, duke i përqasur ato me vlerën reale që kanë sot në treg. Çfarë......

Hekurudhat, zbardhen hartat me prioritet financimi nga BE - Përfshihet linja Porti i Durrësit–Maqedoni e Veriut
Disa linja hekurudhore të Shqipërisë janë bërë pjesë e rrjetit kryesor transevropian të transportit, që njihet ndryshe si TEN- T, duke i dhënë prioritet për......

Nafta, në rënie pavarësisht tensioneve - Tregtarët po vlerësojnë rreziqet në furnizimin e tregut
Nafta e ka nisur këtë javë në rënie të lehtë, pas fitimeve të realizuara javën e kaluar, ndërsa tregtarët po vlerësojnë rreziqet e ndërprerjes së furnizimit......

Tregu i brendshëm valutor e nis javën në qetësi - Në tregjet ndërkombëtare, baste se FED do të ulë interesat në mars
Tregu i brendshëm valutor e ka nisur edhe këtë javë në qëndrueshmëri dhe duket se euro ka gjetur një stabilitet të ri, në intervalin nga 103.5 deri në 104.5......

Fasonët “zhyten” në krizë të thellë - 8 kompani po “shuhen”. Rama: Ndryshoni rregullat e lojës
Zhvlerësimi i euros e ka futur industrinë me material porositësi në një krizë të thellë. Situata me të cilën po përballen fabrikat e prodhimit të veshjeve dhe......

“Shënjestrohen” bashkitë - Kumbaro: Marrin fonde dhe nuk investojnë në sipërfaqe pyjore
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro në një takim me kryetarët e bashkive dhe jo vetëm, diskutoi rreth vitit 2024 të cilin e konsiderojnë vitin e......