Shqipëria Postuar më 15 Janar 2024, 16:13

AKPA: 5,600 oferta punësimi janë shpallur në të gjitha qytetet e Shqipërisë

Nga SCAN TV
AKPA: 5,600 oferta punësimi janë shpallur në të gjitha

Portali Kombëtar i Punësimit, nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare ka bërë me dije se 5,600 vende pune janë tashmë të ofruara në të gjitha qytetet e Shqipërisë.

Ndërmarrjet hoteliere, industria nxjerrëse, prodhimet artizanale, arsimi dhe formimi profesional, industria ushqimore, administrata publike dhe ndërtimi janë edhe sektorët që kanë më tepër kërkesa për punësim.

Tashmë çdo punëkërkues apo punëdhënës plotëson online dosjen respektive dhe çdokush gjen punën më të mirë të mundshme apo kandidatin më të mirë për një vend pune përmes puna.gov.al.

Aksesi në platformë realizohet duke vendosur të njëjtat kredenciale si në portalin e-Albania.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat