Shqipëria Postuar më 3 Qershor 2022, 15:06

Ndërtimi, rekord kreditimi gjatë prillit/ 5.5 miliardë lekë hua të re për sektorin, që zë 35% të totalit të huave për biznese!

Nga SCAN TV

Muaji Prill ka shënuar rekord historik në vlerën totale të huave të reja të dhëna nga bankat për financim në nivel koorporatash jofinanciare, veçanërisht për sektorin e ndërtimit. Kështu, sipas shifrave zyrtare të publikuara nga Banka e Shqipërisë, flukset hyrëse të parasë në nivel huash të reja për sektorin e ndërtimit fiksohen në 5.5 mld lekë për periudhën Prill 2022. Krahasuar me të njëjtën periudhë të pesë viteve me përpara, kjo vlerë ishte 2.8 mld lekë për 2021, 1.1 mld lekë për vitin 2020, 1.5 mld lekë për vitin 2019, 1.8 lekë mld për vitin 2018 dhe 1.7 mld lekë për vitin 2017. Pra, kemi të bëjmë me një rekord historik, rrjedhojë e drejtpërdrejtë e vrullit të sektorit gjatë fillimit të këtij viti, e konfirmuar edhe vrojtimet e mëparshme të Bankës së Shqipërisë, pasojë kjo edhe e rritjes së ndjeshme të kostove të lëndëve të para në ndërtim, çka ka rritur dukshëm nevojën për financim nga sektori bankar...Për të lexuar artikullin e plotë klikoni këtu!

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat