Gjermani, një biletë për tren, tramvaj, autobus - Kushton 9 euro në muaj dhe janë shitur 7 milionë të tilla
Me një biletë prej 9 eurosh në muaj, që nga 1 qershor e deri në fund të gushtit, në Gjermani mund të udhëtosh në trena vendorë, rajonalë, autobusë dhe tramvaj në të gjithë territorin. Revolucioni “lou cost”, i kërkuar nga qeveria e kancelarit Olaf Scholz, është një reagim ndaj rritjes së cmimit të energjisë elektrike, por do të shërbejë dhe për reduktimin e emetimeve të dioksidit të karbonit; si dhe do të lehtësojë trafikun rrugor.
Gjermanët, të mësuar të përdorin automjetin, pasi në Gjermani mjetet publike të transportit janë shumë të shtrenjta, kanë reaguar me kërkesa rekord për këtë biletë prej 9 eurosh. Brenda pak ditësh janë shitur 7 milion të tilla.
Kjo ulje cmimi e biletës për transportin publik u kërkua me ngulm nga të Gjelbërit, të cilët mbështesin koalicionin e qeverisë së bashku me socialdemokratët dhe liberalët. Nga ana tjetër qeveria gjermane do të kompensojë kompanitë e transportit me 2.5 miliard euro.
Tarifa e palëvizshme prej 9 eurosh në muaj do të lejojë udhëtime të pakufizuara me anë të transportit publik, të gjithë territorin e vendit për 30 ditë. Po rnga kjo nismë janë përjashtuar trenat me shpejtësi të lartë.
Bileta mund të blihet dhe online duke e shkarkuar nëpërmjet aparatit celular. Ata që kanë abone mujore ose vjetore nuk duhet të bëjnë asgjë pasi do të marrin një njoftim automatik nga operatori përkatës i transportit.
Fëmijët deri në 6 vjec do të udhëtojnë falas, ndërsa për fëmijët nga 9 deri në 14 vjec duhet një biletë 9 euroshe. Biletën mund ta blejnë dhe të huajt që gjenden në Gjermani për pushime ose për punë. Bileta do të lejojë udhëtimin vetëm në klasin e dytë
Nisma ka shkaktuar debate edhe në Zvicër, ku tashmë ka stimuj për kufizimin e përdorimit të makinave në qytetet jorezidente: kushdo që qëndron në hotel merr një leje kalimi që lejon përdorimin falas të transportit publik gjatë gjithë kohëzgjatjes së qëndrimit. Por jo të gjithë e pëlqejnë propozimin, veçanërisht kompanitë e transportit, të cilat i frikësohen mungesës së të ardhurave ekonomike.
SCAN
Sondazh

Inflacioni në zonën e OECD rritet në 9.2% - Çmimet e produkteve ushqimore janë rritur me 11.5%
Organizata për zhvillimin dhe bashkëpunimin ekonomik me 38 vende anëtare nga tre kontinente ka publikuar shifrat e përditësuara për inflacionin dhe rritjen e......

Tesla pushon nga puna 10% të personelit - Elon Musk ka urdhëruar ndalimin e punësimeve të reja
CEO i Tesla, Elon Musk, i frikësohet një recesioni dhe për këtë arsye ka reduktuar me 10% personelin në të gjithë botën. Sipërmarrësi i ka thënë menaxherëve të......

Ukraina rrit normën bazë të interesit në 25% - Vendimi i Bankës Qendrore u mor për të mbrojtur të ardhurat dhe kursimet
Vijojnë të ndihen pasojat ekonomike të luftës sidomos në vendet e prekura drejt për së drejti nga konflikti. Banka qendrore e Ukrainës ka rritur normën bazë......

Zvicër, inflacioni më i lartë në 14 vite - Indeksi i çmimeve të konsumit është rritur me 2.9% në maj
Çmimet në Zvicër janë rritur në muajin maj në nivelet më të larta të 14 viteve të fundit, sipas të dhënave të qeverisë, duke e bërë Zvicrën vendin e fundit që......

Google bashkon aplikacionet Meet e Duo - Google Meet do të krijohet pa asnjë kosto shtesë
Google, deklaroi se do të bashkojë aplikacionet e telefonatave me video Meet dhe Duo. Lajmi u konfirmua nga Havier Soltero, menaxher i përgjithshëm i Google......

Maji shënoi ulje të çmimit të ushqimeve - Prodhimi i drithrave në të gjithë botën pritet të reduktohet ndjeshëm
Çmimet e produkteve ushqimore në botë shënuan ulje në maj, për të dytin muaj radhazi, pas rekordit të shënuar në mars. Por sipas FAO, Organizatës së Bujqësisë......

Çmimet e naftës rriten lehtë - Plani i OPEC+ për shtimin e prodhimit zhgënjen tregjet
Çmimet e naftës u rritën të Premten pasi tregjet reaguan negativisht ndaj vendimit të OPEC+ për të rritur prodhimin dhe vunë në pikëpyetje nëse prodhimi në......

2022, qindra pronarë drejt gjykatave - Vetëm gjatë prillit janë ngritur kundër ATP 49 padi në gjykata
Ndërsa nuk funksionon për shkak të bllokimit nga Gjykata Kushtetuese, por edhe në një kohë kur drejtuesit e saj kryesorë janë dërguar për Kallëzim penal në......