Bota Postuar më 26 Dhjetor 2022, 10:16

Nafta, fitime për të dytën javë me radhë - Rusia paralajmëron BE dhe G7 për uljen e eksporteve

Nga SCAN TV
Nafta, fitime për të dytën javë me radhë - Rusia

Çmimet e naftës janë rritur me rreth 2 dollarë në sesionin e së premtes, pasi Moska deklaroi se do të ulë prodhimin, në përgjigje të vendimit të G7-ës për të vendosur tavan mbi çmimet e naftës ruse që eksportohet. Për rrjedhojë, dy kontratat kryesore kanë publikuar fitime për të dytën javë me radhë. Nafta Brent e Londrës e ka mbyllur javën e kaluar pranë 83 dollarëve, ndërsa në sesionin e sotëm po ndryshon minimalisht për shkak se tregjet në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara janë pushim, me rastin e Krishtlindjes.

Edhe nafta Bruto amerikane është rritur me rreth 2 dollarë dhe e ka mbyllur javën në rreth 79 dollarë për fuçi. Rusia mund të ulë prodhimin me 5% deri në 7% në fillim të vitit 2023, në përgjigje të vendosjes së tavanit mbi çmimet, deklaroi zëvëndëskryeministri i Rusinë, Alexander Novak. Ndërkohë, gjatë muajit dhjetor eksportet e Rusisë nga Balltiku kanë rënë me rreth 20%, për shkak të embargos së vendosur nga Bashkimi Europian.

Në anën tjetër, stuhia e dëborës ka përfshirë një pjesë të madhe të Shteteve të Bashkuara, duke anuluar me mijëra fluturime, në kulmin e festave të fundvitit. Me miliona amerikanë kanë anuluar udhëtimet e tyre, për shkak të motit të keq. Gjatë sesionit të sotëm, ndërkohë, volumi i shkëmbimeve tregtare pritet të jetë shumë i ulët, pasi shumica e tregjeve në botë janë pushim.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat