Bota Postuar më 26 Dhjetor 2022, 10:15

Euro, e qëndrueshme në mbi 1.06 USD - Luhatje minimale për shkak të mungesës së aktivitetit në Europë dhe SHBA

Nga SCAN TV
Euro, e qëndrueshme në mbi 1.06 USD - Luhatje minimale për shkak

Tregu i monedhave po shfaqet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm për shkak të mungesës së aktivitetit tregtar në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara, me rastin e Krishtlindjes. Të premten e kaluar, ndërkohë, dollari u dobësua lehtë pasi të dhënat e publikuara në SHBA treguan se ekonomia amerikane po ngadalësohet. Këto të dhëna kanë shtuar mundësitë që Rezerva Federale të ngadalësojë hapin e rritjes së interesave në takimet e para të vitit 2023.

Ndërkohë, gjatë tregtisë së sotme aziatike, juani kinez u rrit lehtë përballë dollarit amerikan, ndërsa investitorët po presin edhe vendimet që do të marrë Pekini zyrtar në lidhje me lehtësimin e masave kundër Covid-19. Rastet e reja me Covid-19 po rritet në të gjithë vendin, ndërkohë që dy provincat më të mëdha, Shanghai dhe Pekini, po shkojë duke jetuar me Covid-19.

Gjithashtu, investitorët po presin edhe të dhënat mbi aktivitetin e fabrikave për dhjetorin. Edhe në tregun e kriptomonedhave tregu po karakterizohet nga qëndrueshmëria, me bitcoin që po tregtohet në rreth 16,800 dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1220 dollarë.

SCAN

Ndrysho madhesinë
Aa
Modaliteti i errët

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat