Bota Postuar më 27 Shkurt 2023, 10:00

Nafta, e qëndrueshme pranë 83 USD - Forcimi i dollarit kufizon fitimet, investitorët të shqetësuar për furnizimin e tregut

Nga SCAN TV
Nafta, e qëndrueshme pranë 83 USD - Forcimi i dollarit kufizon

Nafta e ka nisur javën në qëndrueshmëri, por analistët parashikojnë një sesion të paqëndrueshëm për shkak se një dollar më i fortë ka rikthyer shqetësimet për një recesion të ekonomisë globale. Gjithashtu, investitorët janë të shqetësuar për furnizimin e tregut, pasi Rusia ka njoftuar se gjatë marsit do të ulë eksportet e naftës drejt Europës me rreth 25%.

Nafta Brent e Londrës po tregtohet pranë 83 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 76 dollarë për fuçi. Të dy bençmarkët fituan rreth 1 dollar në sesionin e së premtes. Megjithatë, fitimet janë kufizuar nga forcimi i dollarit amerikan, që po qëndron në nivelin më të lartë në 6 javët e fundit, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare.

Një dollar më i fortë i bën lëndët e parë të denominuara në monedhën e gjelbër më të shtrenjta për zotëruesit e monedhave të tjera. Njëkohësisht, investitorët po presin edhe disa të dhëna mbi ekonominë kineze, për të pasur një panoramë më të qartë mbi ecurinë e kërkesës.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat