Studiuesit kanë shpikur një etiketë optike që lehtëson riciklimin e rrobave!

Çdo vit bota e modës prodhon 92 milionë tonë mbeturina tekstili, një sasi e barabartë me një kamion plot me rroba të zbrazura në landfill çdo sekondë. Nga këto, vetëm më pak se 15% riciklohen siç duhet, ndonjëherë për shkak se veshjet janë bërë nga lloje të ndryshme pëlhure që janë të vështira për t'u klasifikuar sepse etiketat, të cilat supozohet të japin informacion, priten menjëherë pas blerjes ose bëhen të palexueshme nga koha.
Për të kapërcyer këtë problem, një grup studiuesish kanë zhvilluar një sistem të frymëzuar nga ylberi i krahëve të fluturave, i cili planifikon të përfshijë informacionin e nevojshëm në vetë pëlhurën, përmes përdorimit të fibrave që reagojnë ndaj dritës dhe bëhen të dukshme vetëm kur është e nevojshme. duke u konsumuar ose duke u eliminuar përpara riciklimit. Detajet janë publikuar në Advanced Materials Technologies.
“Është si të kesh një barkod të qepur direkt në pëlhurën e veshjes”, shpjegon Mas Shtein, një nga autorët. "Ne mund të personalizojmë vetitë optike të fibrave për t'i bërë ato të dukshme me sy të lirë ose vetëm nga drita infra të kuqe, ose ndonjë kombinim tjetër." Këto barkode të reja optike përbëhen nga dhjetëra shtresa të alternuara materialesh plastike (në teste janë përdorur akrilik dhe polikarbonat), të cilat kur merren të vetme janë të padukshme, ndërsa në kombinim reflektojnë dritën duke u bërë e dukshme. Materiali plastik i paraformuar fillimisht nxehet dhe më pas tërhiqet mekanikisht derisa të bëhet një fije e hollë: duke rregulluar përzierjen e materialit dhe shpejtësinë e tërheqjes, fibra merr veti të ndryshme optike.
Kjo lloj fije optike është më e shtrenjtë se pëlhurat tradicionale, por duke qenë se do të përbëjë vetëm 1 për qind të të gjithë veshjes, studiuesit vlerësojnë se do të shtojë vetëm 25 cent në koston përfundimtare.
Përveç lehtësimit të riciklimit të veshjeve duke treguar saktësisht se nga janë bërë ato, këto etiketa optike mund t'u ofrojnë konsumatorëve informacion të dobishëm se si dhe ku janë prodhuar rrobat që ata veshin dhe për origjinalitetin e tyre. Sipas Shtein, në të ardhmen do të mund të përdorim celularët tanë për të lexuar këto etiketa optike, të cilat do të jenë të dobishme si për ata që riciklojnë, ashtu edhe për ata që blejnë një veshje.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Analizë/ Shtatë muaj pasi u largua nga detyra, Britania është ende nën hijen e Boris Johnson!
Shtatë muaj që kur ai njoftoi dorëheqjen e tij si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar, hija e Boris Johnson ende duket e madhe mbi partinë Konservatore në......

Mbetjet elektronike: Miniera e re e metaleve të çmuara!
Quhet minierë urbane dhe është kufiri i fundit i riciklimit efektiv të mbetjeve elektronike: falë përdorimit të teknologjive të ndryshme, të gjitha metalet e......

Ministrja Krifca me homologun japonez: Rrisim kuotat për eksportin e tonit, hapim tregje të reja për prodhimet ekselente bujqësore
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, gjatë vizitës zyrtare në Japoni u takua me ministrin e Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit, KATSUMATA......

Twitter i udhëhequr nga Elon Musk paditet nga të paktën 6 kompani për mos pagim faturash!
Twitter-i i Elon Musk u padit përsëri në Kaliforni këtë javë për mos pagim të pretenduar të një shitësi. Ankesa e fundit vjen nga një startup teknologjik i......

BE miraton raundin e ri të sanksioneve ndaj Rusisë në limit të afatit të vetëvendosur!
Bashkimi Europian ra dakord të premten të vendosë një raund të ri sanksionesh kundër Rusisë në përgjigje të pushtimit të Ukrainës, një vendim i luftuar i......

Paralajmërim për bankat në SHBA - Gadishmëri për rreziqet e likuiditetit në lidhje me Crypto
Rregullatorët kryesorë të bankave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës paralajmëruan bankat në vend që të jenë më të kujdesshme për çdo rrezik likuiditeti nga......

Pa diplomë, cilat janë vendet e punës që kërkon tregu? - Bizneset janë në krizë për fuqi punëtore, nga fermerët tek zanatet
Mungesa e fuqisë punëtore është kthyer në një problematikë shumë të madhe për bizneset në mbarë vendin duke sjellë një përmbysje të situatës. Më parë tregu......

Gati planet emergjente për fatkeqësitë natyrore - Hyn në fuqi strategjia kombëtare për zvogëlimin e riskut
Minimizimi i riskut ndaj rreziqeve që vijnë si pasojë e tërmeteve, përmbytjeve, rrëshqitjeve të tokës, zjarreve, aksidenteve teknologjike e deri të sëmundjet......