Ministrja Krifca me homologun japonez: Rrisim kuotat për eksportin e tonit, hapim tregje të reja për prodhimet ekselente bujqësore

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, gjatë vizitës zyrtare në Japoni u takua me ministrin e Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit, KATSUMATA Tataaki.
Gjatë takimit, ministrja Krifca vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e bujqësisë, teksa vuri theksin në rritjen e eksporteve bujqësore shqiptare në tregun japonez.
“2022 shënoi një vit me rezultate konkrete të bashkëpunimit me Japoninë, ku ne nisëm eksportin e një produkti të rëndësishëm, siç është ai i peshkut ton. Një nga pikat e diskutimit tim, ka qenë që ne, të marrim edhe mbështetjen e Japonisë për rritjen e kuotave të eksportit të tonit, pasi Shqipëria ka tashmë infrastrukturë dhe kapacitete për të shtuar prodhimin, nëpërmjet fermave të akuakulturës që operojnë me standardet e kërkuara dhe mjaft të larta që ka Japonia”, tha ministrja Krifca.
Gjithashtu vijoi ministrja, kemi kërkuar edhe një mundësi, që të hiqen tarifat e dyfishta, që aktualisht Japonia aplikon.
Në këtë vizitë zyrtare të drejtuar nga kryeministri Rama, delegacioni shqiptar zhvilloi një sërë takimesh të rëndësishme me fokus rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimet tregtare mes dy vendeve.
Ministrja Krifca veçoi dy ndër takimet e rëndësishme që lidhem me bujqësinë.
“Ne bëmë një prezantim të produkteve dhe sektorit bujqësor, në një takim me Dhomën Kombëtarë të Tregtisë në Japoni, ku pati mjaft interes për prodhimet tipike shqiptare bujqësore. Në takimin me komunitetin e biznesit japonez, të pranishmit degustuan disa nga prodhimet shqiptare si mjalti, vaji i ullirit dhe vera, teksa prodhuesit ekselentë shqiptar diskutuan nga afër për zgjerimin e bashkëpunimeve tregtare dhe nënshkrimin e kontratave”, vuri në dukje Krifca.
Ministrja u shpreh me kënaqësi, për vijueshmërinë apo dhe kontratat e reja të bashkëpunimi që vendosën disa prej sipërmarrësve shqiptar me biznesin Japonez, për prodhimet bujqësore dhe specifikisht në fushën e bimëve mjekësore.
“Jemi këtu me punë konkrete për të ekspozuar sa më mirë ekselencën shqiptare në bujqësi”, deklaroi ajo.
Duke u ndalur në takimin me Presidentin e Shoqatës Kombëtare të Somelierëve të Japonisë, një figurë e njohur botërisht në këtë fushë, si fitues edhe i çmimit “Somelieri më i mire në botë “ në vitin 1995, i cili udhëhoqi një proces degustimi të prodhimeve të verës autoktone shqiptare, ministrja Krifca tha se, “më erdhi mjaft mirë të dëgjoja prej tij, se vera shqiptare ka karakteristika unike dhe është një verë që mund të shoqërohet mjaft mirë edhe me ushqimin japonez”.
“Përmes takimeve të tilla i hapin rrugën prodhimeve bujqësore ekselente shqiptare drejt një tregu prej më shumë se 130 milionë banorë”, theksoj Krifca, teksa shprehu angazhimin se, për vijueshmërinë e bashkëpunimit dhe krijimin e urave të reja që çojnë përpara bujqësinë shqiptare “.
Takimi mes ministrave Krifca dhe Tataaki u zhvillua në kuadër të vizitës zyrtare që një delegacion i qeverisë shqiptare me në krye Kryeministrin Edi Rama po zhvillon në Japoni, në kuadër të 42-vjetorit të vendosjes zyrtare të Marrëdhënieve Diplomatike mes dy vendeve.
SCAN
Sondazh

Twitter i udhëhequr nga Elon Musk paditet nga të paktën 6 kompani për mos pagim faturash!
Twitter-i i Elon Musk u padit përsëri në Kaliforni këtë javë për mos pagim të pretenduar të një shitësi. Ankesa e fundit vjen nga një startup teknologjik i......

BE miraton raundin e ri të sanksioneve ndaj Rusisë në limit të afatit të vetëvendosur!
Bashkimi Europian ra dakord të premten të vendosë një raund të ri sanksionesh kundër Rusisë në përgjigje të pushtimit të Ukrainës, një vendim i luftuar i......

Paralajmërim për bankat në SHBA - Gadishmëri për rreziqet e likuiditetit në lidhje me Crypto
Rregullatorët kryesorë të bankave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës paralajmëruan bankat në vend që të jenë më të kujdesshme për çdo rrezik likuiditeti nga......

Pa diplomë, cilat janë vendet e punës që kërkon tregu? - Bizneset janë në krizë për fuqi punëtore, nga fermerët tek zanatet
Mungesa e fuqisë punëtore është kthyer në një problematikë shumë të madhe për bizneset në mbarë vendin duke sjellë një përmbysje të situatës. Më parë tregu......

Gati planet emergjente për fatkeqësitë natyrore - Hyn në fuqi strategjia kombëtare për zvogëlimin e riskut
Minimizimi i riskut ndaj rreziqeve që vijnë si pasojë e tërmeteve, përmbytjeve, rrëshqitjeve të tokës, zjarreve, aksidenteve teknologjike e deri të sëmundjet......

Dokumenti për integrimin, Qeveria pranon “largimin e trurit” - Kushtet ekonomike, pabarazia, mosbesimi te institucionet, korrupsioni, shërbimet, gjakmarrja
Dokumenti zyrtar i Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrimin Evropian është ndër të paktët ku Qeveria shqiptare pranon fenomenin e largimit të të......

Miliarda dollarë të bllokuara në Rusi - Investitorët e huaj përpiqen të anashkalojnë sanksionet
Miliarda dollarë që u përkasin investitorëve të huaj, aktualisht janë bllokuar në Moskë. Dividentët e aksioneve, interesat e obligacioneve dhe çdo gjë që......

Shënon rënie inflacioni në SHBA - Yellen: Ka ende shumë punë për arritjen e nivelit prej 2%
Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen tha se inflacioni i SHBA-së po ulej, por kishte akoma më shumë punë për të bërë për ta sjellë atë në përputhje me......