Bota Postuar më 27 Shkurt 2023, 09:59

Euro zbret poshtë 1.06 USD - Monedha amerikane mbështetet nga të dhënat pozitive në SHBA

Nga SCAN TV
Euro zbret poshtë 1.06 USD - Monedha amerikane mbështetet nga të

Dollari amerikan po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm, pasi të dhënat pozitive mbi ekonominë më të madhe në botë kanë përforcuar pritshmëritë se Rezerva Federale do t’i mbajë normat e interesit të larta për një kohë më të gjatë. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare po qëndron në rreth 105.1, ndërsa gjatë këtij muaji ka fituar rreth 3% të vlerës.

Referuar të dhënave në SHBA, indeksi i shpenzimeve personale, që është një ndër treguesit më të preferuar të Rezervës Federale, u rrit me 0.6% gjatë muajit janar, pas një rritje me vetëm 0.2% në dhjetor. Shpenzimet konsumatore, që përfaqësojnë më shumë se 2/3 e aktivitetit ekonomik në SHBA, u rritën me 1.8% muajin e kaluar, kundrejt parashikimeve të analistëve për një rritje me 1.3%. Tashmë, analistët parashikojnë se normat e interesit në SHBA do të arrijnë në 5.4% në korrik, ndërsa deri në fund të vitit do të qëndrojnë mbi 5%.

Ndërkohë, në takimin e 21 dhe 22 marsit, Rezerva Federale pritet të rrisë normën bazë të interesit me 25 pikë bazë, por disa analistë nuk e përjashtojnë edhe një rritje me 50 pikë bazë.  Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po tregtohet në rreth 23,400 dollarë, ndërsa ethreum po tregtohet në rreth 1630 dollarë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat