Shqipëria Postuar më 14 Janar 2023, 10:32

Mospërputhjet e hartave kadastrale me terrenin, nis korrigjimi - Vendim për përmirësimin e pasaktësive, gabimeve dhe pozicionin faktik të pasurive

Nga SCAN TV
Mospërputhjet e hartave kadastrale me terrenin, nis korrigjimi - Vendim

Agjencia Shtërore e Kadastrës do nisë një proces për përmirësimin dhe korrigjimin e pasaktësive të shumta që përmbajnë regjistrat e të dhënave, me qëllim saktësimin e të dhënave të regjistrimit fillestar, në hartat kadastrale për pozicionimin gjeografik të pasurive, sipas kufijve të përcaktuar në dokumentacionin e pronësisë, si dhe atyre faktikë në terren. Në fillim të janarit, Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim me objekt përcaktimin e procedurave dhe rregullave për përmirësimin e pasaktësive në tërësi dhe gabimeve materiale në regjistrin kadastral për zona kadastrale ose blloqe kadastrale.

Përmirësimi i regjistrit kadastral kryhet në rastet kur hasen një prej 7 problemeve të mëposhtme: së pari të dhënat e pasurive të pasqyruara gjatë regjistrimit fillestar nuk përputhen me aktet e fitimit të pronësisë dhe dokumentacionin që lidhet me to; së dyti kur pozicioni gjeografik i pasurive, i pasqyruar në hartën kadastrale, nuk përputhet me pozicionin faktik në terren, sipas aktit të fitimit të pronësisë; së treti në rastet kur brenda zonës/bllokut kadastral konstatohen pasuri të cilat nuk janë të pasqyruara në regjistrin kadastral; së katërti në rastet kur gjatë regjistrimit fillestar, rezultojnë të dhëna për pasuri të paluajtshme në regjistra kadastralë, por të papasqyruara në hartë kadastrale ose anasjelltas, pra për pasurinë nuk është krijuar lidhja midis kartelës dhe hartës kadastrale; së pesti kur pozicioni i kufirit të zonës kadastrale, i pasqyruar në hartën kadastrale, nuk përputhet me pozicionin faktik në terren; së gjashti kur konstatohet mospërputhje e pozicionit, konfigurimit dhe sasisë së sipërfaqes së pasurisë “ndërtesë”, sipas parashikimeve të nenit 39, të ligjit nr. 111/2018, “Për kadastrën”.

Përmirësimi për rastet kur kemi të bëjmë me sasi të sipërfaqes së ndërtesës së regjistruar, kryhet për jo më shumë se për 10% të sipërfaqes së ndërtesave, të ndërtuara deri në vitin 1993, me kushtin që në ndërtesë të mos jenë kryer zhvillime ndërtimore pa leje. ASHK-ja në këtë rast nuk plotëson me titull pronësie për këtë sipërfaqe palën e interesuar, por vetëm korrigjon të dhënat e sipërfaqes në regjistrat kadastralë; dhe se fundmi në rastet kur konstatohet mospërputhje e sipërfaqes, pozicionimit të pasurisë “tokë”, sipas parashikimeve të nenit 38, të ligjit nr. 111/2018, “Për kadastrën”.

Lorenc Rabeta/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat