Pushime të pakufizuara për të punësuarit në Microsoft - “Leja e papërcaktuar” hyn në fuqi duke filluar nga 16 janari

“Sa ditë leje më kanë mbetur?’ është një pyetje që të punësuarit në Microsoft nuk duhet t’ia bëjnë më asnjëherë vetes. Kompania e themeluar nga Bill Gates dhe Paul Allen ka vendosur të dhurojë kohë të lirë të pakufizuar.
‘Leja e re’ e pacaktuar do të jetë vetëm për ata që kanë një kontratë me Microsoft në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mbeten të përjashtuar për momentin bashkëpunëtorët dhe të punësuarit që jetojnë në vende të tjera.
Drejtoresha e burimeve njerëzore të Microsoft, Kathleen Hogan, në një e-mail dërguar nënpunësve shkruan se mënyra se si, kur dhe ku kryhet një punë ka ndryshuar. Dhe duke u transformuar gradualisht, lind natyrshëm domosdoshmëria për të rimodernizuar politikën e pushimeve sipas një modeli më fleksibël.
Rregullorja e re do të hyjë në fuqi duke filluar nga 16 janari i këtij viti. Dhe të sapo punësuarit do të mund të përfitojnë, duke mos u shqetësuar për plotësimin e ditëve të punës para se të planifikojnë pushimet.
Të punësuarit e Microsoft që kanë leje të prapambetur do të marrin një shpërblim financiar për ditët e lira të pashfrytëzuara.
Në dy vitet e fundit nënpunësit e Microsoft kanë përfituar dhe lehtësira të tjera: punën e përhershme nga shtëpia - për një kuotë më të ulët se 50% e javës së punës – një bonus në para prej 1500 dollarësh për t’u përballur me pasojat e pandemisë.
Në muajin tetor të një viti më parë Microsoft pushoi nga puna një mijë anëtarë të personelit. Dhe kompani të tjera teknologjike si Bitpanda a Netflix – janë mbështetur tek modeli i pushimeve të pakufizuara. Gjithësesi Microsoft është kolosi i parë teknologjik me më shumë se 100 mijë të punësuar që heq cdo kufizim për kohën e lirë të të punësuarve të tij.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Çfarë cilësie ka vaji i ullirit shqiptar? - Sipas një renditje globale: Ndër më të dobëtat!
Shqipëria si pjesë e mesdheut ka një traditë mjaft të vjetër të prodhimit të ullirit dhe vajit të tij, por vitet e fundit ka marrë akoma më shumë vëmendje për......

Alarmi i FMN për 2023, Kriza nuk ka mbaruar! - Georgieva: Ky vit mund të regjistrojë tensione sociale globale
Ekziston mundësia që viti 2023 të jetë një vit i shënuar me tensione sociale në shkallë globale, sipas paralajmërimit të drejtoreshës së përgjithshme të Fondit......

Kompania gjobit punonjësit që bezdisin kolegët - Asnjë telefonatë, mesazh apo e-mail pune gjatë pushimit
Marrja e emaileve urgjente për punën nga kolegët edhe gjatë pushimeve, është një dukuri e zakonshme për ata që punojnë në zyra. Kjo veçanërisht në Indi, ku......

Katastrofa e Chernobyl 1986-Çfarë ndodhi në Shqipëri! Cilat qytete e zona të vendit u prekën më shumë. Dokumente dhe rrëfime ekskluzive
Mesnata e 25-26 prillit të vitit 1986 mund të konsiderohet si një nga netët më katastrofike në historinë e shekullit të 20-të! Një prej reaktorëve të centralit......

Risitë e DPSHTRR për këtë vit/ Gonxhe: Ngrihet procesi i homologimit në Elbasan, hapet rruga për prodhimin vendas të mjeteve!
Blendi Gonxhe, Kreu i Shërbimeve të Transportit Rrugor, i ftuar për të folur në “Studio Intel” foli për procesin e homologimit, projektin e Drejtorisë së......

“Boom” i ullirit, prodhimi rritet me 39 % - Ministria nuk jep zgjidhje për vajin e ullirit stok
Prodhimi i ullirit gjatë këtij sezoni është rritur me 39 për qind, gjë që i ka vënë fermerët përpara vështirësisë për të gjetur tregje me qëllim shitjen e......

Blegtoria në emergjencë, sa ka rënë prodhimi i qumështit dhe mishit? - Krifca: Sektori më sfidues. Financuam 11 milionë euro
Blegtoria edhe për gjatë vitit 2022, ka treguar se nuk është në ditë të mira. Në analizën vjetore të punës së këtij institucioni, Ministrja e Bujqësisë, Frida......

“Pezullimi i HEC-eve u bë në kundërshtim me ligjin” - Shkelje edhe me dhënien e lejeve, KLSH: Deformim i tregut konkurrues në fushën energjetike
Pezullimi i procedurave për dhënien e lejeve për ndërtimin e hidrocentraleve të vegjël u bë në kundërshtim me ligjin”. Ky është një prej përfundimeve në......