Kompania gjobit punonjësit që bezdisin kolegët - Asnjë telefonatë, mesazh apo e-mail pune gjatë pushimit

Marrja e emaileve urgjente për punën nga kolegët edhe gjatë pushimeve, është një dukuri e zakonshme për ata që punojnë në zyra. Kjo veçanërisht në Indi, ku punonjësit ndihen të mbingarkuar dhe të paguar më pak në krahasim me kolegët e tyre në pjesën tjetër të botës.
Por një firmë me bazë në Mumbai ka gjetur një mënyrë të re për të rregulluar këtë problem.
Dream11, një platformë lojërash fantazie, do t'i gjobisë punonjësit e saj me 100 mijë rupi – 1.200 dollarë nëse ata kontaktojnë kolegët me telefonata ose mesazhe që lidhen me punën, gjatë pushimit të tyre. Kjo është pjesë e përpjekjeve të kompanisë për të siguruar që punonjësit e saj të shkëputen dhe të shijojnë një ekuilibër të shëndetshëm punë - jetë, sipas një deklarate të Dream11 për CNN.
Sipas politikës, të quajtur ‘Unplug’, punonjësit largohen nga të gjitha punët në zyrë për shtatë ditë në vit. Personat që kanë zgjedhur një pushim të shkëputur, janë lënë jashtë e – maileve dhe grupeve të ËhatsApp. Sipas një interviste në dhjetor me CNBC, bashkëthemeluesit e kompanisë thanë se politika ka qenë efektive deri më tani.
E themeluar në vitin 2008, Dream11 ka më shumë se 1 mijë punonjës, vlerësohet në 8 miliardë dollarë dhe përfshin Tiger Global dhe Tencent midis investitorëve të saj.
Mungesa e kohës së pushimit mund të jetë i rrezikshëm për shëndetin. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, puna me orar të zgjatur po vret qindra mijëra njerëz në vit nga goditjet në tru dhe atakut kardiak.
Në një analizë globale për lidhjen midis humbjes së jetës, shëndetit dhe punës së zgjatur, OBSH dhe Organizata Ndërkombëtare e Punës vlerësuan se në vitin 2016, rreth 745 mijë njerëz humbën jetën si rezultat i punës të paktën 55 orë në javë.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Katastrofa e Chernobyl 1986-Çfarë ndodhi në Shqipëri! Cilat qytete e zona të vendit u prekën më shumë. Dokumente dhe rrëfime ekskluzive
Mesnata e 25-26 prillit të vitit 1986 mund të konsiderohet si një nga netët më katastrofike në historinë e shekullit të 20-të! Një prej reaktorëve të centralit......

Risitë e DPSHTRR për këtë vit/ Gonxhe: Ngrihet procesi i homologimit në Elbasan, hapet rruga për prodhimin vendas të mjeteve!
Blendi Gonxhe, Kreu i Shërbimeve të Transportit Rrugor, i ftuar për të folur në “Studio Intel” foli për procesin e homologimit, projektin e Drejtorisë së......

“Boom” i ullirit, prodhimi rritet me 39 % - Ministria nuk jep zgjidhje për vajin e ullirit stok
Prodhimi i ullirit gjatë këtij sezoni është rritur me 39 për qind, gjë që i ka vënë fermerët përpara vështirësisë për të gjetur tregje me qëllim shitjen e......

Blegtoria në emergjencë, sa ka rënë prodhimi i qumështit dhe mishit? - Krifca: Sektori më sfidues. Financuam 11 milionë euro
Blegtoria edhe për gjatë vitit 2022, ka treguar se nuk është në ditë të mira. Në analizën vjetore të punës së këtij institucioni, Ministrja e Bujqësisë, Frida......

“Pezullimi i HEC-eve u bë në kundërshtim me ligjin” - Shkelje edhe me dhënien e lejeve, KLSH: Deformim i tregut konkurrues në fushën energjetike
Pezullimi i procedurave për dhënien e lejeve për ndërtimin e hidrocentraleve të vegjël u bë në kundërshtim me ligjin”. Ky është një prej përfundimeve në......

Pas ringritjes së shkurtër, euro përsëri nënçmim me lekun - Të premten monedha e përbashkët europiane në Shqipëri kthehet në vlera nën 116 lekë
Ndërsa në ditët e para të janarit nisi të jepte sinjale se po kthehej në raportet normale me lekun, Euro ka rënë ndjeshëm 3 ditët e fundit, duke ju kthyer......

Aksidentet nga makinat e pasiguruara dhe të paidentifikuara, shlyhen 87% e dëmeve - Byroja e Sigurimeve del nga statusi “nën” monitorim pas 9 vitesh, u paguan nga fondi i kompensimit
Ligji i ri duket se ka gjetur zgjidhjen për aksidentet e shkaktuara nga makinat e pasiguruara, një plagë që shqetëson prej vitesh tregun shqiptar të......

Miliona lekë për bileta avioni - Vetëm 7 ministri dhe kryeministria planifikojnë 70.5 mln lekë shpenzime për 2023
70.5 mln lekë për blerjen e biletave ajrore. Kjo është shifra që planifikojnë të shpenzojnë Këshilli i Ministrave dhe 7 ministri të linjës përgjatë vitit 2023,......