Alarmi i FMN për 2023, Kriza nuk ka mbaruar! - Georgieva: Ky vit mund të regjistrojë tensione sociale globale

Ekziston mundësia që viti 2023 të jetë një vit i shënuar me tensione sociale në shkallë globale, sipas paralajmërimit të drejtoreshës së përgjithshme të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva. Ajo theksoi se pasojat e politikës kufizuese të bankave qendrore ndaj punësimit mbeten ende për t'u parë. Georgieva shtoi se dhe pse jemi vetëm në mes të muajit janar, tashmë janë regjistruar tensione sociale në Brazil, Peru, Bolivi, Kolumbi dhe Mbretëri të Bashkuar. Të gjitha këto për arsye të ndryshme.
Dhe në rast se rritja e normave të interesit godet tregjet e punës si rezultat i përpjekjeve për të ngadalësuar inflacionin, kjo mund të përkthehet në tensione edhe më të mëdha, sipas kryetares së institucionit financiar ndërkombëtar me bazë në Uashington. Ajo paralajmëroi se situata nuk do të përmirësohet së shpejti, pasi inflacioni mbetet i lartë dhe puna e bankave qendrore nuk ka përfunduar ende.
Sipas saj, megjithëse ngadalësimi i aktivitetit ekonomik pritet të jetë më i fortë në 2023-shin, në krahasim me parashikimet e FMN-së në publikimet e tij të fundit në tetor, tregjet kombëtare të punës deri më tani kanë treguar rezistencë. Dhe kjo vlerësohet si një shenjë e mirë. Kontribut mund të cilësohet dhe fakti se qeveritë ndërmorën veprime të shpejta për të ofruar mbështetje financiare për popullsinë përballë rritjes së çmimeve të ushqimit dhe energjisë.
Për sa kohë që njerëzit kanë punë, edhe nëse çmimet janë të larta, ata po konsumojnë, gjë që ndihmoi ekonominë në tremujorin e tretë, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Europë. Por, ndikimi i politikës ekonomike kufizuese duhet të ndihet ende, sidomos për sa i përket papunësisë.
Në të njëjtën kohë, pasojat e rritjes së normave të interesit në vendet me borxhe të larta mund të rezultojnë dramatike, tha Georgieva, institucioni i së cilës ka paralajmëruar prej muajsh se 60 % e vendeve në zhvillim rrezikojnë të zhyten në krizat e borxhit publik.
Megjithatë, FMN vlerëson gjithmonë se një recesion global mund të shmanget, edhe nëse një numër i caktuar vendesh shohin një tkurrje të PBB-së, të paktën nëse nuk do të ketë tronditje shtesë
Kina ndërkohë mbetet një faktor kyç për rritjen globale. Në rast se ndryshimi i politikës së Pekinit në përballjen me pandeminë e re të koronavirusit nuk kundërshtohet, rimëkëmbja e ekonomisë në atë vend brenda vitit, mund të jetë faktori më i rëndësishëm në rritjen globale në vitin 2023.
Nga ana tjetër, qëndrueshmëria e ekonomisë amerikane, më e madhja në botë, mund të lejojë shmangien e një recesioni në shkallë globale, gjithmonë sipas kreut të FMN-së.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Kompania gjobit punonjësit që bezdisin kolegët - Asnjë telefonatë, mesazh apo e-mail pune gjatë pushimit
Marrja e emaileve urgjente për punën nga kolegët edhe gjatë pushimeve, është një dukuri e zakonshme për ata që punojnë në zyra. Kjo veçanërisht në Indi, ku......

Katastrofa e Chernobyl 1986-Çfarë ndodhi në Shqipëri! Cilat qytete e zona të vendit u prekën më shumë. Dokumente dhe rrëfime ekskluzive
Mesnata e 25-26 prillit të vitit 1986 mund të konsiderohet si një nga netët më katastrofike në historinë e shekullit të 20-të! Një prej reaktorëve të centralit......

Risitë e DPSHTRR për këtë vit/ Gonxhe: Ngrihet procesi i homologimit në Elbasan, hapet rruga për prodhimin vendas të mjeteve!
Blendi Gonxhe, Kreu i Shërbimeve të Transportit Rrugor, i ftuar për të folur në “Studio Intel” foli për procesin e homologimit, projektin e Drejtorisë së......

“Boom” i ullirit, prodhimi rritet me 39 % - Ministria nuk jep zgjidhje për vajin e ullirit stok
Prodhimi i ullirit gjatë këtij sezoni është rritur me 39 për qind, gjë që i ka vënë fermerët përpara vështirësisë për të gjetur tregje me qëllim shitjen e......

Blegtoria në emergjencë, sa ka rënë prodhimi i qumështit dhe mishit? - Krifca: Sektori më sfidues. Financuam 11 milionë euro
Blegtoria edhe për gjatë vitit 2022, ka treguar se nuk është në ditë të mira. Në analizën vjetore të punës së këtij institucioni, Ministrja e Bujqësisë, Frida......

“Pezullimi i HEC-eve u bë në kundërshtim me ligjin” - Shkelje edhe me dhënien e lejeve, KLSH: Deformim i tregut konkurrues në fushën energjetike
Pezullimi i procedurave për dhënien e lejeve për ndërtimin e hidrocentraleve të vegjël u bë në kundërshtim me ligjin”. Ky është një prej përfundimeve në......

Pas ringritjes së shkurtër, euro përsëri nënçmim me lekun - Të premten monedha e përbashkët europiane në Shqipëri kthehet në vlera nën 116 lekë
Ndërsa në ditët e para të janarit nisi të jepte sinjale se po kthehej në raportet normale me lekun, Euro ka rënë ndjeshëm 3 ditët e fundit, duke ju kthyer......

Aksidentet nga makinat e pasiguruara dhe të paidentifikuara, shlyhen 87% e dëmeve - Byroja e Sigurimeve del nga statusi “nën” monitorim pas 9 vitesh, u paguan nga fondi i kompensimit
Ligji i ri duket se ka gjetur zgjidhjen për aksidentet e shkaktuara nga makinat e pasiguruara, një plagë që shqetëson prej vitesh tregun shqiptar të......