SHBA arrin kufirin e huamarrjes - Yellen i kërkon Kongresit të ndërmarrë veprime të menjëhershme!

Sekretarja e Thesarit, Janet Yellen paralajmëroi se SHBA do të arrijë kufirin e huamarrjes prej 31.4 trilion dollarësh javën e ardhshme, duke përmendur rrezikun e një mospagimi të borxhit duke filluar nga muaji qershor. Kjo do të thotë se diskutimet për buxhetin midis Shtëpisë së Bardhë dhe Kongresit duhet të fillojnë menjëherë në muajt e ardhshëm.
Në një letër drejtuar Kongresit, Yellen, theksoi se SHBA pritet të arrijë kufirin e borxhit të vendosur nga Kongresi më 19 janar dhe se Departamenti i Thesarit është gati të marrë masa të jashtëzakonshme për të përmbushur pagesat e tij.
Sekretarja e Thesarit tha se kishte pasiguri të madhe pasi çështja nuk do të zgjidhej përpara fillimit të qershorit, që do të thotë se Shtëpia e Bardhë dhe Kongresi kanë më pak se katër muaj për të arritur një marrëveshje. “Në të kaluarën, edhe kërcënimi se qeveria amerikane mund të mos jetë në gjendje të përmbushë detyrimet e saj ka dhënë një goditje të madhe, siç ishte ulja e vetme e kredisë në historinë e SHBA në vitin 2011”, kujton Yellen.
Por, çështja këtë vit pritet të jetë më e vështirë për t'u zgjidhur se në çdo kohë që nga viti 2011, kur presidenti i atëhershëm Barack Obama dhe demokratët e Senatit u përplasën me shumicën e re republikane në Dhomën e Përfaqësuesve. Më në fund u arrit një marrëveshje.
Këtë vit, republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve po kërkojnë sërish shkurtime të mëdha të shpenzimeve në buxhet në këmbim të rritjes së kufirit të borxhit, por ata kanë një shumicë të vogël në dhomën e ulët.
Dorian Koça / SCAN
Sondazh

Rriten tarifat për bizneset ushqimore - Sa do të paguajnë për analizat në laboratorë shtetërore. Mjalti, më i “kripuri”
Ministria e Bujqësisë ka përcaktuar tarifat e reja për kryerjen e analizave të produkteve të ndryshme në laboratorët shtetërorë nga ana e bizneseve ushqimore,......

Kallashnikovi, prodhimi më i eksportuar rus - Arma e zjarrit, 40% më shumë prodhim gjatë vitit 2022
Prodhuesit e armës së zjarrit kallashnikov në Rusi konfirmuan se prodhimi iarmëve të lehta ushtarake dhe civile ka tejkaluar me 40% rezultatet e vitit 2021.......

Pushime të pakufizuara për të punësuarit në Microsoft - “Leja e papërcaktuar” hyn në fuqi duke filluar nga 16 janari
“Sa ditë leje më kanë mbetur?’ është një pyetje që të punësuarit në Microsoft nuk duhet t’ia bëjnë më asnjëherë vetes. Kompania e themeluar nga Bill Gates dhe......

Çfarë cilësie ka vaji i ullirit shqiptar? - Sipas një renditje globale: Ndër më të dobëtat!
Shqipëria si pjesë e mesdheut ka një traditë mjaft të vjetër të prodhimit të ullirit dhe vajit të tij, por vitet e fundit ka marrë akoma më shumë vëmendje për......

Alarmi i FMN për 2023, Kriza nuk ka mbaruar! - Georgieva: Ky vit mund të regjistrojë tensione sociale globale
Ekziston mundësia që viti 2023 të jetë një vit i shënuar me tensione sociale në shkallë globale, sipas paralajmërimit të drejtoreshës së përgjithshme të Fondit......

Kompania gjobit punonjësit që bezdisin kolegët - Asnjë telefonatë, mesazh apo e-mail pune gjatë pushimit
Marrja e emaileve urgjente për punën nga kolegët edhe gjatë pushimeve, është një dukuri e zakonshme për ata që punojnë në zyra. Kjo veçanërisht në Indi, ku......

Katastrofa e Chernobyl 1986-Çfarë ndodhi në Shqipëri! Cilat qytete e zona të vendit u prekën më shumë. Dokumente dhe rrëfime ekskluzive
Mesnata e 25-26 prillit të vitit 1986 mund të konsiderohet si një nga netët më katastrofike në historinë e shekullit të 20-të! Një prej reaktorëve të centralit......

Risitë e DPSHTRR për këtë vit/ Gonxhe: Ngrihet procesi i homologimit në Elbasan, hapet rruga për prodhimin vendas të mjeteve!
Blendi Gonxhe, Kreu i Shërbimeve të Transportit Rrugor, i ftuar për të folur në “Studio Intel” foli për procesin e homologimit, projektin e Drejtorisë së......