Më pak të punësuar në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme - INSTAT: Me rënie edhe shitjet neto pët vitin 2021, ndërkohë rriten investimet

INSTAT ka publikuar statistikat për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për vitin 2021. Bazuar në shifrat e vrojtimit sa i përket statistikave strukturore, 99.8% të ndërmarrjeve aktive e zënë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, në të njëjtën përqindje si vitin e kaluar. Nëse do të flisnim për peshën e të punësuarve, sipas statistikave punësimi në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme ka shënuar një rënie me 0.3 pikë përqindje. Rreth 81,6 % e të punësuarve janë punësuar nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme nga 81,9 % që ishte ky tregues përgjatë vitit 2020.
Me rënie paraqiten edhe shitjet neto gjatë vitit 2021. Referuar shifrave rreth 79% e shitjeve neto realizohen nga ndërmarrrjet e vogla dhe të mesme, nga 79.7% që janë realizuar në vitin 2020, duke pësur rënie me 0.9 pikë përqindje.
Nga ana tjetër investimet kanë shënuar rritje, krahasuar me vitin paraardhës, pra vitin 2020. Sipas “Institutit të Statistikave” 76.4% e investimeve kryhen nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme nga 74% të kryera në vitin 2020.
Po të fokusohemi në strukturën e punësimit sipas aktiviteteve ekonomike shohim se mikrondërmarrjet kanë përqindjen më të lartë të punësimit në sektorin e akomodimit dhe shërbimit ushqimor me 69.0%. Nga ana tjetër, ndërmarrjet e vogla kanë përqindjen më të lartë të punësimit në sektorin e industrisë nxjerrëse me 29.5%, ndërkohë ndërmarrjet e mesme kanë përqindjen më të lartë të punësimit në sektorin e industrisë përpunuese me 38.1%.
Xhorxhina Deda/ SCAN
Sondazh

Cilësia e ujit të pijshëm, problematike - “E pini ujin e cezmës?”, Shani: Fukarenjtë e konsumojnë, nuk i gjen gjë!
Në komisionin e veprimtarisë prodhuese kreu i Entit Rregullator të Ujit prezantoi raportin për vitin 2022. Në konkluzione të këtij raporti të ardhurat janë 7.5......

“Të hiqet tatimi 15% mbi pensionet private” - Hasa: Paralizon tregun dhe dekurajon qytetarët
Grupet e interesit kërkojnë që të hiqet tatimfitimi mbi pensionet private, me argumentin se në të gjithë botën pensionet nuk taksohen. Gjatë diskutimit të......

Mars, bien edhe më tej bonot e thesarit - Në ankandin e kësaj jave norma e interesit për instrumentet 12-mujore rë në 3.91%
Marsi ka thelluar edhe më tej tendencën rënëse të bonove të thesarit. Këtë javë kanë qenë bonot me afat maturimi 12 mujor ato që kanë shënuar uljen e radhës.......

Shumë para’ qarkullojnë jashtë bankave - Në janar, mbi 400 miliardë lekë jashtë sistemit bankar, 26 miliardë më shumë se 2022
Pas një rritje të fortë për muajin dhjetor 2021 dhe janar të këtij viti, paraja në qarkullim ka rënë në muajin shkurt. Banka e Shqipërisë raporton se paraja......

Cilat janë të gjitha institucionet financiare që po ‘rrëzohen’ aktualisht!?
Nëse ka diçka që historia na ka mësuar në lidhje me rrjedhjet bankare, është se paniku ngjall panik kur një institucion financiar bie. Ndërsa ankthi u përhap......

‘Vendet në zhvillim po paguajnë çmimin’ - Obeziteti dhe diabeti në rritje në mbarë botën!
Sëmundjet metabolike (procesi që transformon ushqimin që hamë në energji) janë në rritje në të gjithë botën dhe janë kryesisht banorët e vendeve me të ardhura......

Cila ishte kriza e parë financiare në histori?!
Qeveritë e falimentuara, krizat e bankave, krizat e likuiditetit dhe dyndje nëpër arkat e bankave. Nuk jemi në Silicon Valley pas mbylljes së dy bankave......

Britania rrit pagat me 5% çdo tre muaj - Sondazhet tregojnë se rrogat do të vijojnë të mbeten të larta
Punëdhënësit britanikë ranë dakord për rritje mesatare të pagave me 5% gjatë tre muajve deri në fund të janarit. Një nivel shumë mbi normat historike dhe një......