Rajoni Postuar më 4 Gusht 2022, 12:23

Masat antikrizë në Maqedoninë e Veriut - Synimi kryesor, sigurimi i energjisë elektrike dhe burimeve të tjera për dimër

Nga SCAN TV
Masat antikrizë në Maqedoninë e Veriut - Synimi kryesor, sigurimi

Qeveria e Maqedonisë së Veriut paralajmëron masa të reja kundër krizës për qytetarët dhe kompanitë, por synimi kryesor është sigurimi i energjisë elektrike dhe burimeve të tjera të energjisë për dimër. Këtë muaj pritet që të shpallet sërish gjendje krize në sektorin e energjisë.

Duke marrë parasysh faktin se vendi furnizohet tërësisht me gaz nga Rusia, kryeministri Dimitar Kovaçevski, deklaron se do të jetë e nevojshme të sigurohet furnizim i pandërprerë përmes burimeve alternative, ndërsa ministrat përkatës tashmë po bashkëpunojnë me vendet fqinje. Sipas tij, ky do të jetë dimri më I vështirë pas Luftës së Dytë Botërore.

“Qëllimi është sigurimi i sasive të mjaftueshme të energjisë elektrike gjatë muajve të dimrit. Qëllimi i dytë është sigurimi i sasive të mjaftueshme të lëndëve të para për prodhim, prandaj, Elektranat e Maqedonisë së Veriut (EMV) u ngarkua për nënshkrimin e kontratave me furnizuesit e qymyrit, rritjen e minierave të qymyrit në vend dhe mënyrat për të siguruar mazut në sasi të mjaftueshme”, tha Kovaçevski.

Përsa I përket masave të tjera kundër krizës, Kovaçevski, u shpreh se, do të drejtohen ndaj atyre që janë më të cenuarit në vend, ashtu si më parë. Prandaj qytetarët që kanë të ardhura të ulta, do të jenë të parët që do të preken nga këto masa. Sipas tij, me rishikimin e Buxhetit janë siguruar 76 milionë euro për zbutjen e pasojave të krizës dhe ka filluar dialogu me dhomat ekonomike për të përcaktuar masat, para së gjithash për furnizimin me energji elektrike.

Dorina Kurtaj / SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=-gmzteYODE0

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat