Tre skenarët/ Si mund të ndikojë kriza në ekonominë e Kosovës - “Fluturojnë” çmimet e mallrave të konsumit, paralajmërimet e Bankës Qendrore

Lufta në Ukrainë ka ndikuar nё rritjen e rreziqeve për perspektivën ekonomike si për eurozonën, ashtu edhe për rajonin dhe Kosovën. Banka Qendrore e Kosovës ka rishikuar parashikimet ekonomike duke hartuar dy skenarë shtesë më të rënduar.
Skenari bazë është ndërtuar mbi supozimet se ndikimet negative të kësaj lufte janë të përkohshme dhe se zinxhirët e furnizimit global nuk preken ndjeshëm. Në projeksionet e realizuara në fillim të vitit 2022 është parashikuar ngadalësim i rritjes së aktivitetit ekonomik dhe normalizim në rritjen mesatare pesëvjeçare prej 3.3 përqind për vitin 2022. Megjithatë, rritja e rreziqeve të përgjithshme makroekonomike me fillimin e luftës dhe pasojat që ajo ka prodhuar veçanërisht përmes presioneve të rritura inflacioniste, kanë rezultuar në rishikim të projeksionit bazë në 3 përqind. Sa i përket inflacionit, ndryshimi i dinamikave dhe rritja e vazhdueshme e të gjitha indekseve të çmimeve në vend ka detyruar BQK-në që të rishikojë skenarin bazë në 11.0 përqind për vitin 2022 dhe 6.2 përqind për vitin 2023.
Përsa i përket skenarit të moderuar, Banka Qendrore e Kosovës vëren se ndikimi i luftës në Ukrainë i kombinuar me sanksionet shtesë ndaj Rusisë dhe embargo e gazit dhe naftës ruse nga vendet e BE së pritet të krijojë kufizime të theksuara të furnizimit. Sipas këtij skenari, çmimi i bukës do të ishte për 9.3 pikë përqindje më i lartë krahasuar me skenarin bazë në vitin 2022. Çmimi i vajit ushqimor 58.2 pikë përqindje më i lartë dhe çmimet e karburanteve do të ishin 23.2 pikë përqindje më të larta.
Skenari i reduktimit të vazhdueshëm të stoqeve dhe rezervave në vitet e përfshira në skenarë si pasojë e rrezikut të mosarritjes së zëvendësimit të produkteve bazë nga Rusia dhe Ukraina në muajt në vazhdim (gazit, naftës dhe inputeve kryesore në bujqësi) po duket I mundshëm gjithnjë e më shumë. Nё kuadёr të këtij skenari ёshtё supozuar se çmimi i bukës do tё ishte 27.9 pikë përqindje më i lartë krahasuar me skenarin bazë ndërsa çmimi i vajit ushqimor dhe naftës do të ishte përkatësisht 66.9 dhe 43.5 pikë përqindje më i lartë se sa në skenarin bazë.
Efektet inflacioniste për shkak të rritjes së çmimeve do të jenë më të larta se skenari bazë me 8.5 pikë përqindje në vitin 2022 në skenarin e moderuar dhe 13.3 pikë përqindje në skenarin e rënduar krahasuar me skenarin bazë. Rritja e çmimeve pritet të ndikojë në dobësimin e kërkesës së përgjithshme në vend dhe për pasojë në dobësimin e aktivitetit ekonomik.
Dorina Kurtaj / SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=UvDsupqSW8Y
Sondazh

BQE e gatshme të rrisë normat e interesit në mbledhjet e ardhshme!
“Normalizimi i mëtejshëm i normave të interesit do të jetë i përshtatshëm në mbledhjet e ardhshme të Këshillit Drejtues” shkruan Banka Qendrore Europiane në......

Tregjet europiane ‘në heshtje’ ndërsa Banka e Anglisë pritet të ketë rritjen më të madhe të normave të interesit në 27 vjet!
Aksionet europiane u ulën të enjten pasi rikthimit të pasigurisë pas fitimeve në seancën e mëparshme. Stoxx 600 pan-europiane u rrit me 0.1% në mëngjes teksa......

80 mijë litra naftë e kontrabanduar – Policia arreston 2 shtetas dhe shpall në kërkim 1 tjetër!
Në kuadër të operacionit të koduar "Diesel", i zhvilluar 2 javë më parë, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës janë kapur dhe......

Energjia e BE-së / Çmimet e gazit thyejnë rekorde mes thatësirës dhe pengesës së centralit bërthamor të EdF
Kontratat e ardhshme njëvjeçare për shpërndarjen e energjisë elektrike në Francë kanë vendosur nivelet më të larta të të gjitha kohërave ditë pas dite.......

Shefi i OKB-së kritikon 'lakminë' e kompanive të mëdha të naftës dhe gazit: Të taksohen fitimet e tyre 'të egra'!
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres denoncoi ashpër "lakminë" e kompanive të mëdha të naftës dhe gazit që po bëjnë fitime "të egra" në kurrizin......

Pse Kosovës nuk i është dhënë ende akses pa viza në BE?
Ndërsa shumica e njerëzve në Europë dhe Ballkanin Perëndimor thjesht mund të paketojnë valixhen e tyre, të blejnë një biletë dhe të marrin pasaportën e tyre......

BQE ka blerë me miliarda euro obligacione të shteteve jugore
Miliardat janë përdorur për të blerë kryesisht obligacione të Italisë, por edhe të Spanjës, Portugalisë e Greqisë. Ekspertët konstatojnë edhe pakësim të......

Ndryshon kahu i tregut valutor – Forcohen valutat kryesore përballë monedhës vendase!
Monedha europiane ka rikuperuar pikë këtë mëngjes duke u blerë sot me 116.5 lekë dhe duke u shitur me 117.3 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në raport me......