‘Lufta Rusi-Ukrainë mund të prishë rimëkëmbjen’ - Anëtari i BQE-së kërkon lëvizje të shpejtë për të rritur normat!
Banka Qendrore Europiane duhet të lëvizë shpejt për të rritur normat e interesit për të trajtuar inflacionin në rritje, sipas shefit të bankës qendrore të Finlandës.
Komentet e tij vijnë pasi cikli i shtrëngimit të Rezervës Federale të SHBA-së dhe Bankës së Anglisë po intensifikon presionin ndaj BQE-së për të ndjekur shembullin.
"Ne kemi një konflikt në presionet në politikën monetare," tha të premten Olli Rehn, guvernator i Bankës së Finlandës dhe anëtar i Këshillit Drejtues të BQE-së.
“Ne jemi pothuajse mes një shkëmbi dhe një vendi të vështirë, kështu që nga njëra anë duhet të sigurohemi që rimëkëmbja do të vazhdojë. Nga ana tjetër, ne duhet të parandalojmë që pritjet më të larta të inflacionit të nguliten dhe të reflektohen në tregun e punës”, tha Rehn.
“Me fjalë të tjera, ne duhet të shmangim efektet e raundit të dytë. Prandaj, për mendimin tim, ne duhet të shkojmë relativisht shpejt në zero dhe të vazhdojmë procesin tonë gradual të normalizimit të politikës monetare siç kemi bërë”, vijoi ai.
“Sigurisht, e gjithë kjo me kusht që lufta e Rusisë në Ukrainë të mos përshkallëzohet dhe të intensifikohet ndjeshëm, gjë që mund të prishë të gjitha parashikimet dhe rimëkëmbjen ekonomike”.
Ashtu si shumë banka qendrore në mbarë botën, BQE po kërkon të drejtojë ekonominë e zonës së euros përmes një rritjeje inflacioni që është përkeqësuar nga sulmi i paprovokuar i Rusisë në Ukrainë. CNBC
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

"Ne shohim një recesion të madh në zhvillim" - Kryeshefat ekzekutivë po i frikësohen më të keqes në Europë
Drejtorët ekzekutivë të disa kompanive evropiane të ‘çipave blu’ që përfaqësojnë fuqitë e një industrie kanë thënë për CNBC se ata shohin një recesion që po......

Gjermania i bën thirrje Serbisë dhe Kosovës që të kthehen në tryezën e bisedimeve!
Kancelari gjerman Olaf Scholz ka bërë thirrje që Serbia dhe Kosova të kthehen në tryezën e bisedimeve. Scholz, i cili u takua me presidentin e Serbisë......

Pse qytetarët e BE-së mund të kërkojnë dëmshpërblim për nivelet e dëmshme të ndotjes?!
Qytetarët e Bashkimit Europian mund të jenë në gjendje të kërkojnë kompensim nga qeveritë nëse shëndeti i tyre është prekur nga ndotja e tepërt e ajrit, tha......

Greqia zbulon skemën e re të ndihmës shtetërore për të luftuar rritjen e faturave të energjisë elektrike!
Kryeministri i Greqisë ka premtuar ndihmë të re shtetërore për të mbështetur familjet nga rritja e kostove të energjisë elektrike. Kyriakos Mitsotakis tha të......

Do t'i sjellë embargo e naftës më shumë miliarda Putin?
Debat për pasojat e embargos së naftës në BE: BE planifikon paketën e gjashtë të sanksioneve kundër Moskës, me një embargo të naftës deri në fund të vitit, por......

Paundi britanik e mbyll javën në ‘pikiatë’ ndërsa Dollari amerikan mbetet në ‘podium’!
Paundi britanik ka pësuar këtë të premte një rënie shumë të fortë të vlerës me rreth 1.5 pikë nga dita e djeshme teksa vijon të humbasë pikë duke u blerë sot......

Kush janë institucionet e “mbytura” në borxhe? - Ministria e Infrastrukturës hap listën, i kushtojnë më shumë gjyqet!
Edhe pse fatura e detyrimeve të prapambetura të shtetit kundrejt bizneseve dhe individëve në total është 13.2 miliardë lekë apo 110 euro milionë, disa nga......

Cilat janë zanatet më të kërkuara? - Mata: Interes të lartë për kurset profesionale, 35 % e studentëve janë me diplomë!
Afro 35 për qind e individëve që drejtohen për kualifikime në kurset profesionale, kanë mbaruar arsimin e lartë. Në një intervistë për TV SCAN, Drejtoresha e......