Shqipëria Postuar më 5 Maj 2022, 14:55

Kush janë institucionet e “mbytura” në borxhe? - Ministria e Infrastrukturës hap listën, i kushtojnë më shumë gjyqet!

Nga SCAN TV

Edhe pse fatura e detyrimeve të prapambetura të shtetit kundrejt bizneseve dhe individëve në total është 13.2 miliardë lekë apo 110 euro milionë, disa nga institucionet mbajnë peshën kryesore të borxheve.

Konkretisht, sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë zë vendin e parë si më “broxhlija” me afro 2.3 miliardë lekë detyrime, e ndër këto, vendimet gjyqësore për largime të padrejta nga puna janë ato që kushtojnë më së shumti, në 1.4 miliardë lekë, dhe 533 milionë lekë janë investime, edhe pse duhej që në fakt të ishte e kundërta.

Në vendin e dytë, renditet Ministria e Financave dhe Ekonomisë me 1.5 miliardë lekë detyrime, ku edhe në këtë institucion vendimet gjyqësore janë ato që zënë peshën më të madhe. Në vendin e tretë renditet Ministria e Mbrojtjes me 1.1 miliardë lekë detyrime, e më tej Ministria e Brendshme me rreth 581 milionë lekë.

Ndërsa sa i takon pushtetit vendor, ndër 61 bashkitë në vend, listën e kryeson Bashkia Kavajë me 820 milionë lekë detyrime, e ndjekur nga Bashkia Tiranë me 653 milionë lekë detyrime, më pas renditet Bashkia Vorë me 515 milionë lekë, e ndjekur nga Bashkia Pogradec dhe Durrës. Detyrimet e prapambetura të pushtetit vendor janë një problem i vazhdueshëm dhe qeveria qendrore ka përcaktuar një grafik për shlyerjen e tyre.

Elisabeta Dosku / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat