Shqipëria Postuar më 5 Maj 2022, 14:51

Trafiku në rrugën e Rinasit/ ARRSH: Procedurë emergjente për rrugë të re. Balluku: Kush udhëton drejt veriut, ta shmangë!

Nga SCAN TV

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nisur një procedurë emergjente, me qëllim lehtësimin e trafikut në rrugën e aeroportit të Rinasit.

Disa ditë pas protestës së qytetarëve, qarkullimi në këtë rrugë do të rikthehet me dy sense, teksa kreu i ARRSH, Evis Berberi bëri me dije se rruga e re do të jetë gati në muajin korrik.

Ndërkaq, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku iu kërkoi qytetarëve që udhëtojnë drejt veriut të vendit, të përdorin rrugë të tjera alternative.

Pak ditë më parë Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se qarkullimi në rrugën drejt aeroporti të Rinasit do të bëhej vetëm me një sens lëvizje, si pasojë e rritjes së fluksit të fluturimeve.

Por, ky vendim u kundërshtua nga banorët e zonës, të cilët iu duhej të bënin disa km rrugë shtesë për të shkuar në punë apo për të çuar fëmijët në shkollë.

Fillimisht ARRSH deklasoi se vendimi nuk do të ndryshonte, por protestat e përditshme të banorëve, detyruar këtë dikaster të tërheqë vendimin e mëparshëm.

Ola Mitre / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat