Gjermania i bën thirrje Serbisë dhe Kosovës që të kthehen në tryezën e bisedimeve!
Kancelari gjerman Olaf Scholz ka bërë thirrje që Serbia dhe Kosova të kthehen në tryezën e bisedimeve.
Scholz, i cili u takua me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti të mërkurën, tha se paqja dhe stabiliteti ishin një parakusht për anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Kosova, një ish provincë e Serbisë, shpalli pavarësinë nga Beogradi në vitin 2008. Serbia nuk e njeh këtë dhe vazhdon ta trajtojë Kosovën sikur të ishte nën sovranitetin e saj, pavarësisht një dekade bisedimesh të ndërmjetësuara nga BE-ja ndërmjet dy palëve.
“Kam biseduar me Vuçiç për rëndësinë e progresit në dialog që duhet të çojë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe të gjitha detyrimet e dakorduara duhet të respektohen, lëvizjet e njëanshme nuk janë të dobishme”, tha Scholz pas takimit.
“Dëshiroj të kontribuoj që vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen anëtarë të BE-së dhe parakusht për paqen dhe stabilitetin në rajon është marrëveshja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
"Ne duam përparim dhe prandaj me kënaqësi të ndihmojmë për të mbajtur takime të tilla. Kam përshtypjen se ekziston një dëshirë e madhe për të ecur përpara tani."
Vuçiç u përgjigj me një premtim se do të bëjë më të mirën për të ringjallur dialogun e ngecur.
"Ai dialog me Prishtinën nuk është i lehtë për ne, por ne do të bëjmë çmos që të arrijmë një kompromis, por ato zgjidhje nuk mund të jenë vetëm dëshirat tona. Fjala kompromis vlen edhe për ne dhe për palën tjetër", shtoi presidenti i Serbisë.
Presidenti serb u tha gazetarëve se i kishte premtuar Scholz se vendi i tij nuk do të ishte "burimi për asnjë lloj problemi" në Bosnje-Hercegovinë.
Bosnja ka kaluar krizën e saj më të keqe politike që nga fundi i luftërave ballkanike të viteve 1990, me serbët e Bosnjës që sfidojnë institucionet shtetërore si pjesë e përpjekjes së tyre të gjatë për t'u shkëputur dhe përfundimisht për t'iu bashkuar Serbisë fqinje. AP
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Pse qytetarët e BE-së mund të kërkojnë dëmshpërblim për nivelet e dëmshme të ndotjes?!
Qytetarët e Bashkimit Europian mund të jenë në gjendje të kërkojnë kompensim nga qeveritë nëse shëndeti i tyre është prekur nga ndotja e tepërt e ajrit, tha......

Greqia zbulon skemën e re të ndihmës shtetërore për të luftuar rritjen e faturave të energjisë elektrike!
Kryeministri i Greqisë ka premtuar ndihmë të re shtetërore për të mbështetur familjet nga rritja e kostove të energjisë elektrike. Kyriakos Mitsotakis tha të......

Do t'i sjellë embargo e naftës më shumë miliarda Putin?
Debat për pasojat e embargos së naftës në BE: BE planifikon paketën e gjashtë të sanksioneve kundër Moskës, me një embargo të naftës deri në fund të vitit, por......

Paundi britanik e mbyll javën në ‘pikiatë’ ndërsa Dollari amerikan mbetet në ‘podium’!
Paundi britanik ka pësuar këtë të premte një rënie shumë të fortë të vlerës me rreth 1.5 pikë nga dita e djeshme teksa vijon të humbasë pikë duke u blerë sot......

Kush janë institucionet e “mbytura” në borxhe? - Ministria e Infrastrukturës hap listën, i kushtojnë më shumë gjyqet!
Edhe pse fatura e detyrimeve të prapambetura të shtetit kundrejt bizneseve dhe individëve në total është 13.2 miliardë lekë apo 110 euro milionë, disa nga......

Cilat janë zanatet më të kërkuara? - Mata: Interes të lartë për kurset profesionale, 35 % e studentëve janë me diplomë!
Afro 35 për qind e individëve që drejtohen për kualifikime në kurset profesionale, kanë mbaruar arsimin e lartë. Në një intervistë për TV SCAN, Drejtoresha e......

Trafiku në rrugën e Rinasit/ ARRSH: Procedurë emergjente për rrugë të re. Balluku: Kush udhëton drejt veriut, ta shmangë!
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nisur një procedurë emergjente, me qëllim lehtësimin e trafikut në rrugën e aeroportit të Rinasit. Disa ditë pas protestës së......

“Ndryshimet Klimatike, ndikim negativ te energjia” - Ekspertët: Qeveria duhet të adresojë problemin e mungesës së qëndrueshmërisë së prodhimit
Ndryshimet klimatike kanë një ndikim të madh në drejtim të prodhimit të energjisë në Shqipëri, për shkak se mbi 99% e energjisë prodhohet nga burimet......