Lira turke shënon sërish rënie - Balotazhi presidencial ndikon në ekonominë e vendit

Lira turke mbeti afër nivelit të ulët dy mujor në fillimin e tregtimit, pasi kostoja e sigurimit të ekspozimit ndaj borxhit të vendit u rrit në momentin që gara presidenciale tashmë do të zgjidhet nëpërmjet balotazhit të 28 majit.
Lira u tregtua me 19.64 për dollar, pasi ra në nivelin më të ulët të dy muajve prej 19.70 në orët e tregtimit, jo shumë larg nivelit më të ulët të arritur këtë vit pas tërmeteve të shkurtit.
Partitë e presidentit aktual Tajip Erdogan dhe rivalit të tij të opozitës Kemal Kilicdaroglu pretenduan kryesimin pas zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të së dielës, por burime nga të dy kampet kanë pranuar se nuk e kanë kaluar pragun e 50% për të mbizotëruar.
Votimi presidencial jo vetëm që do të vendosë se kush do ta udhëheqë Turqinë dhe do të formësojë politikën e jashtme të vendit anëtar të NATO-s me 85 milionë banorë, por edhe se si qeveriset dhe si do trajtohet një krizë e thellë e kostos së jetesës.
Analistët presin që lira të bjerë në prag të zgjedhjeve pas viteve të çekuilibrave ekonomikë dhe politikës monetare joortodokse.
JPMorgan parashikon se lira mund të dobësohet në nivelet 24-25 për dollar. Goldman Sachs tha në një shënim ditët e fundit se llogaritjet treguan se tregu priste që paundi të dobësohej me 50% gjatë dymbëdhjetë muajve të ardhshëm, duke përfshirë një zhvlerësim të mprehtë pas zgjedhjeve.
Lira, e cila është subjekt i luhatjeve të forta përpara orëve normale të tregtimit, është dobësuar me 5% që nga fillimi i vitit.
Monedha ka humbur gati 95% të vlerës së saj gjatë një dekade e gjysmë të fundit pasi politikat ekonomike kanë çuar në cikle dramatike të ‘bumit’ dhe rënies, si dhe në shpërthime dhe rritje inflacioniste në tregun valutor.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Polonia rrit përfitimet financiare për fëmijët - Pagesa mujore do të jetë më shumë se 190 dollarë
Qeveria polake do të rrisë pagesat mujore të ndihmës për fëmijë në 800 zloti – 193.13 dollarë për fëmijë nga 500 zloti që nga fillimi i vitit 2024. Konfirmimi......

Cili qark kontribuon më shumë në ekonominë e Shqipërisë? - Bashkitë ku investohet më shumë dhe më pak
Produkti i Brendshëm Bruto është indikatori më i rëndësishëm që mat peshën që ka secili qark në ekonominë kombëtare. Referuar të dhënave të INSTAT, sipas......

Projeksionet / Si do të fuqizohen ekonomikisht bashkitë në vitet e ardhshme - Nga krijimi i kompanive të përbashkëta me bizneset te e drejta për dhënien e koncesioneve
Strategjia e re e decentralizimit parashikon që në vitet e ardhshme, bashkitë të marrin disa kompetenca të reja, që në thelb synojnë jo vetëm fuqizimin e tyre......

Java nis pozitivisht për valutat kryesore!
Dollari amerikan e ka nisur javën pozitivisht pasi është blerë këtë mëngjes me 101.9 lekë dhe është shitur me 102.7 lekë në raport me javën e kaluar sipas......

Votimi në Kamëz – Rakip Suli fitues me 60.65% të votave
Rakip Suli është kandidati fitues për Bashkinë e Kamzës duke siguruar 60.65 % të votave, ndërsa kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Arjan Hoxha ka marrë......

Gledian Llatja merr mandatin e dytë në Elbasan
Ka përfunduar numërimi elektronik në Elbasan, ku sipas rezultati paraprak fitues është shpallur kandidati i PS-së Gledian Llatja kundrejt Luçiano Boçit të......

Shpallet rezultati në Vorë - Blerim Shera zgjidhet kryebashkiaku i ri
Referuar të dhënave të publikuara nga KQZ është bërë me dije se fituesi i zgjedhjeve të 14 majit në Bashkinë e Vorës pas numërimit elektronik, rezulton Blerim......

Mbrojtja sociale/ Qytetet më të varfra dhe me më shumë pensionistë - Kryeson Elbasani. Më shumë përfitues të ndihmës ekonomike dhe aftësisë së kufizuar
Numri I pensionistëve në Shqipëri nga viti në vit ka shënuar rritje të ndjeshme. Të ndalur në të dhënat e fundit zyrtare gjithsej në vendin tonë ka 556 mijë......