Europa Postuar më 15 Maj 2023, 10:54

Polonia rrit përfitimet financiare për fëmijët - Pagesa mujore do të jetë më shumë se 190 dollarë

Nga SCAN TV
Polonia rrit përfitimet financiare për fëmijët - Pagesa

Qeveria polake do të rrisë pagesat mujore të ndihmës për fëmijë në 800 zloti – 193.13 dollarë për fëmijë nga 500 zloti që nga fillimi i vitit 2024. Konfirmimi u bë nga kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi në pushtet, Jaroslaw Kaczynski.

Programi i mbështetjes së familjes i quajtur "Family 500 plus" është një nga projektet  kryesore të partisë Ligj dhe Drejtësi (PiS), i cili u prezantua në vitin 2016. Në fjalën e tij në parlamentin e vendit kreu i ekzekutivit tha se duke filluar nga viti i ri, 500 plus do të jenë 800 plus. Ndërkohë Polonia do të mbajë zgjedhjet parlamentare në shtator.

Ndër masat e tjera të marra për të lehtësuar koston e jetesës, Kaczynski tha se ilaçet do të jenë në dispozicion falas për njerëzit mbi 65 dhe nën 18 vjeç dhe qeveria do të heqë tarifat në autostradat kombëtare në pronësi të shtetit.

Pagesat e ndihmës së fëmijëve aktualisht i kushtojnë buxhetit të shtetit mbi 40 miliardë zlotë në vit. Kreu i PiS nuk tha se sa do të kushtonte rritja e përfitimit, por shprehu besimin se nuk do të nxiste inflacionin. Inflacioni u zbut në 14.7% në prill nga 16.1% në mars dhe banka qendrore e Polonisë pret që ai të jetë njëshifror deri në fund të vitit.

Kryeministri Mateusz Morawiecki shkroi në Twitter se qeveria do të merret me propozimet e shpallura në kuvendin zgjedhor në mbledhjen e ardhshme. Konventa e radhës zgjedhore e partisë Ligj dhe Drejtësi do të mbahet në qershor.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 15 Maj

Java nis pozitivisht për valutat kryesore!

Dollari amerikan e ka nisur javën pozitivisht pasi është blerë këtë mëngjes me 101.9 lekë dhe është shitur me 102.7 lekë në raport me javën  e kaluar sipas......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat