Liqeni më i madh italian zvogëlohet në nivelin më të ulët historik në mes të thatësirës

Thatësira më e keqe e Italisë në dekada e ka ulur liqenin Garda, liqenin më të madh të vendit, në afërsi të nivelit më të ulët të regjistruar ndonjëherë, duke ekspozuar pjesë të shkëmbinjve më parë nënujorë dhe duke ngrohur ujin në temperatura që i afrohen mesatares në Detin e Karaibeve.
Turistët që dynden në liqenin verior popullor të Premten për fillimin e fundjavës kryesore të verës në Itali, gjetën një peizazh shumë të ndryshëm nga vitet e kaluara. Një shtrirje e gjerë shkëmbi të zbardhur shtrihej larg vijës bregdetare normale, duke i rënë gadishullit jugor të Sirmione me një aureolë të verdhë midis nuancave jeshile të ujit dhe pemëve në breg.
Italia veriore nuk ka parë reshje shiu për muaj të tërë dhe reshjet e borës këtë vit ranë me 70%, duke tharë lumenj të rëndësishëm si Po, i cili rrjedh nëpër qendrën bujqësore dhe industriale të Italisë. Shumë vende europiane, duke përfshirë Spanjën, Gjermaninë, Portugalinë, Francën, Holandën dhe Britaninë, po përjetojnë thatësira këtë verë që kanë dëmtuar fermerët dhe transportuesit dhe kanë nxitur autoritetet të kufizojnë përdorimin e ujit.
Gjendja e tharë e Po, lumit më të gjatë të Italisë, ka shkaktuar tashmë miliarda euro humbje për fermerët që zakonisht mbështeten në të për të vaditur fushat me oriz dhe jo vetëm.
Për të kompensuar, autoritetet lejuan që më shumë ujë nga liqeni Garda të derdhej në lumenjtë lokalë 70 metra kub ujë në sekondë. Por në fund të korrikut, ata reduktuan shumën për të mbrojtur liqenin dhe turizmin financiarisht të rëndësishëm të lidhur me të.
Me 45 metra kub ujë në sekondë që devijoheshin drejt lumenjve, liqeni të premten ishte 32 centimetra mbi nivelin e ujit, pranë niveleve më të ulëta rekord në 2003 dhe 2007.
Kryetari i bashkisë së Gardës, Davide Bedinelli tha se ai duhej të mbronte si fermerët ashtu edhe industrinë turistike. Ai këmbënguli se sezoni turistik veror po shkonte më mirë se sa pritej, pavarësisht anulimeve, kryesisht nga turistët gjermanë, gjatë valës së fundit të të nxehtit të Italisë në fund të korrikut. Ai konfirmoi se liqeni po humbte dy centimetra ujë në ditë.
Temperatura e liqenit ndërkohë ka qenë mbi mesataren për muajin gusht, sipas seatemperature.org. Të premten, uji i Gardës ishte gati 26 gradë Celsius, disa gradë më i ngrohtë se temperatura mesatare e gushtit prej 22 C dhe afër mesatares së Detit të Karaibeve prej rreth 27 C.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Probleme higjienike nëpër pishina - Italia mbyll 10 parqe ujore në të gjithë vendin!
Është kulmi i sezonit turistik veror në Itali dhe në këtë periudhë të vitit parqet ujore të vendit duhet të jenë plot me pushues që përpiqen të qëndrojnë të......

Portugalia dhe Spanja mbështesin Scholz për tubacionin e gazit nga gadishulli Iberik në Europën Qendrore!
Portugalia dhe Spanja kanë mirëpritur një thirrje nga kancelari gjerman për një tubacion gazi që lidh gadishullin Iberik me Europën Qendrore, në sfondin e......

Rriten pensionet private me 4.700 anëtarë të rinj - Raporti/ Totali i investimeve kalon 50 milionë euro, dominohet nga femrat
Fondet e pensioneve private kanë vijuar trendin rritës të shënuar që prej fillimit të vitit 2022. Rritje ka shënuar si numri i pjesëmarrëse në këto fonde,......

Mungon infrastruktura - Të rinjtë, peticion Kuvendit: Monitoroni zbatimin e ligjit për personat me aftësi të kufizuar
Të rinjtë, i kërkojnë Kuvendit të zbatojë detyrimet ligjore mbi kontrollin parlamentar, për të monitoruar zbatimin e ligjit “Për përfshirjen dhe......

Punësimi dhe pagat në Greqi - Oferta për personel me aftësi të ulëta dhe pagë minimale
Greqia mbetet prapa ekonomive më të përparuara për sa i përket ofrimit të vendeve të punës me një pagë të mirë të përshtatshëm për profesionistë të aftë.......

McDonald rikthehet në Ukrainë - Konfirmohet rihapja e disa prej restoranteve muajt e ardhshëm në vend
McDonald's ka njoftuar se do të fillojë rihapjen e disa prej restoranteve të saj në Ukrainë në muajt e ardhshëm. Gjigandi i ushqimit të shpejtë tha se disa......

Turizmi në Itali, 300 mijë pushues rusë më pak - Mungesa u zëvendësua nga turistë gjermanë dhe amerikanë
Vera e vitit 2022 shënon mungesën e 377 mijë turistëve nga Rusia që kanë udhëtuar drejt Italisë para pandemisë, duke zgjedhur si destinacion qytetet më......

Toka rrotullohet gjithnjë e më shpejt - “Meta” jep alarmin: Pasoja shkatërruese në sistemet informatike
29 qershorin e kaluar njerëzimi përjetoi ditën më të shkurtër që nga koha kur nisi regjistrimi i të dhënave gjurmuese falë orëve atomike: në vitet ’60. Por......