Udhëheqësit e G7 takohen në Kanada - Në fokus, konflikti Izrael-Iran dhe tarifat e Trump
Udhëheqësit e Grupit të Shtatë Ekonomive Kryesore u mblodhën në Malet Shkëmbore Kanadeze, me konfliktin Izrael-Iran që pritet të jetë në krye të agjendës.
Kryeministri kanadez Mark Carney tha se prioritetet e tij janë forcimi i paqes dhe sigurisë, ndërtimi i zinxhirëve kritikë të furnizimit me minerale dhe krijimi i vendeve të punës. Por tarifat e SHBA-së, si dhe konfliktet në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë priten të jenë çështje shumë të rëndësishme gjatë samitit.
Izraeli dhe Irani nisën sulme të reja ndaj njëri-tjetrit gjatë natës së kaluar, duke vrarë dhjetëra njerëz disa orë para se të takoheshin udhëheqësit e demokracive të industrializuara të botës.
Një zyrtar i G7 tha se liderët planifikojnë të lëshojnë një deklaratë të përbashkët mbi Iranin duke bërë thirrje për të ulur tensionet.
Kancelari gjerman Friedrich Merz u tha gazetarëve se qëllimet e tij për samitin përfshijnë që Irani të mos zhvillojë ose të mos zotërojë armë bërthamore, sigurimin e të drejtës së Izraelit për të mbrojtur veten dhe shmangien e përshkallëzimit të konfliktit.
Herën e fundit që Kanadaja ishte pritëse e takimit, në vitin 2018, Trump u largua nga samiti përpara se ta quante kryeministrin e atëhershëm kanadez Justin Trudeau si "shumë të pandershëm dhe të dobët" dhe t'i jepte udhëzime delegacionit amerikan që të tërhiqte miratimin për komunikatën përfundimtare.
"Ky do të jetë një takim i suksesshëm nëse Donald Trump nuk do të ketë një shpërthim që rrezikon të ndërpresë gjithë samitin,” u shpreh një profesor i çështjeve ndërkombëtare në Universitetin e Otavës.
Diplomatët thanë se Kanadaja e ka braktisur idenë e një komunikate të përbashkët tradicionale gjithëpërfshirëse dhe do të njoftojë përmbledhje të kryesuesve, me shpresën e përmbajtjes së një katastrofe diplomatike dhe ruajtjes së angazhimit me Shtetet e Bashkuara.

Lufta Izrael-Iran, efekte të kufizuara në tregje - “Nëse mbyllet Ngushtica e Hormuzit, nafta mund të rritet në 100 USD për fuçi”
Konflikti mes Izraelit dhe Iranit është futur në ditën e katërt, ndërsa në fokus të sulmeve ka qenë edhe infrastruktura apo rezervat e naftës dhe gazit të dy......

Aviacioni Civil/ Balluku: Kolona kryesore e suksesit të turizmit shqiptar!
Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, ndau sot në rrjetet sociale një mesazh në lidhje me rritjen e......

Shtatë rrugë në Tiranë do të rehabilitohen - Nga “Him Kolli”, te “Maksut Dërrasa”. Bashkia hap tenderin 358 milionë lekë
Bashkia e Tiranës ka hapur dy tenderë me fond limit total prej 358 milionë lekë për rehabilitimin e shtatë rrugëve. Tenderi i parë me vlerë 129 milionë lekë......

Dhoma Amerikane, komente për projektiligjin e PPP - ATRAKO të raportojë te KLSH, jo kontrata që miratohen me përjashtime ligjore
Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri ka komentuar projektligjin “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të nxjerrë për konsultim publik duke......

"Evropa Jugore kundër Mbiturizmit" - Banorët kërkojnë masa për të mbrojtur komunitetet nga “dyndja” e vizitorëve
Mijëra njerëz dolën në rrugët e qyteteve në Evropën Jugore për të protestuar kundër mbiturizmit, duke qëlluar me pistoleta uji vitrinat e dyqaneve dhe duke......

Qeveria do të marrë më pak borxh të brendshëm - Planifikohen 67.2 mld lekë emetime të titujve qeveritarë në tremujorin e tretë
Qeveria shqiptare planifikon të marrë 67.2 miliardë lekë borxh të brendshëm në tremujorin e tretë. Ministria e Financave ka publikuar kalendarin, sipas të......

Ndërtimi i “autostradave” energjetike - Projektet / Nga linja me Maqedoninë e Veriut, te Greqia dhe kabllon nënujore me Italinë
Shqipëria po përshpejton ndërtimin e linjave të interkonjeksionit me vendet fqinje, ndërkohë që sektori i energjisë elektrike mbetet i varur nga burimet......

Në “shënjestër” punonjësit e pa deklaruar në turizëm - Plani i Tatimeve/ S’ka më paga minimale, analizë sipas kategorisë së punësimit
Administrata tatimore do të ketë në fokus këtë sezon turistik, veç deklarimit real të pagave sipas referencës së vendosur nga ky insitucion, edhe rritjen e......