Në “shënjestër” punonjësit e pa deklaruar në turizëm - Plani i Tatimeve/ S’ka më paga minimale, analizë sipas kategorisë së punësimit
Administrata tatimore do të ketë në fokus këtë sezon turistik, veç deklarimit real të pagave sipas referencës së vendosur nga ky insitucion, edhe rritjen e numrit të punonjësve të deklaruar nga subjektet në sektorin e turizmit, përmes evidentimit të saktë të fuqisë punëtore dhe deklarimit real të marrëdhënieve të punës.
Referuar planit sektorial të turizmit 2025, të gjitha kategoritë e bizneseve që operojnë në sezonin e turizmt, si struktutra akomoduese, bare, restorante, agroturizëm, shërbime plazhi, dhënie me qira të makinave dhe ambienteve, përmes analizës së riskut do të jenë në fokus të kontrolleve për punën në të zezës.
Po ashtu, synohet reduktimi i numrit të tatimpaguesve që deklarojnë punonjës me pagë minimale, përmes analizës së kategorive të punësimit dhe krahasimit me të dhënat reale të tregut të punës.
Një tjetër qëllim i administratës tatimore është rritja e numrin e tatimpaguesve deklarues me përgjegjësi TVSH në turizëm, me normë tatimore 6%, ku objektivi është 20% rritje të numrit të tatimpaguesve dhe 20% rritje e të ardhurave nga sektori i turizmit.
Po ashtu synohet, rritje në numrin e tatimpaguesve deklarues TVSH në turizëm (Akomodim, Bar-restorante) që kanë normë standarte TVSH-je ku objektivi është 10% rritje i numrit të tatimpaguesve.
Tatimet kanë si qëllim formalizimi i sektorit të turizmit, përmes reduktimit të numrit të subjekteve të paregjistruara apo të regjistruara dhe janë pasivë që ushtrojnë aktivitet ekonomik në mënyrë të parregullt.
Regjistrimi në përgjegjësinë e TVSH-së të tatimpaguesve që ushtrojnë veprimtari turistike, bazuar në të dhëna reale si qarkullimi, numri i dhomave dhe numri i punonjësve do të jetë një tjetër fokus i këtij plani.

Më pak biznese greke dhe italiane në vend/ Kosova dhe Turqia “përforcuan” praninë e tyre në vitin 2024
Në Shqipëri, ndërmarrjet me pronarë ose bashkëpronarë të huaj përbëjnë 5.3% të totalit të bizneseve aktive në vend. Megjithatë, ndikimi i tyre në tregun e......

Turizmi kulturor/ Gonxhja: 17% më shumë vizitorë vendas e të huaj në 5 muajt e parë të vitit!
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka publikuar shifrat të cilat flasin qartë për rritjen e vizitueshmërisë që nga kalatë......

Shqipëria përmbyll Presidencën e SEECP/ Hasani: Bashkëpunimi rajonal, themel për integrimin në BE!
Shqipëria përmbyll me sukses Presidencën e saj të Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore (SEECP) për periudhën korrik 2024–qershor 2025, me moton......

Grekët nuk paguajnë taksat - 3 miliardë euro detyrime në katër muajt e parë të vitit
Familjet dhe bizneset greke nuk kanë paguar detyrimet tatimore në një vlerë totale prej 3 miliardë euro në katër muajt e parë të vitit. Numri i debitorëve u......

Kumbaro në Shëngjin: Lezha model pozitiv në menaxhimin e plazheve, sfidë rritja e flukseve!
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro vijoi sot inspektimet në bashkitë bregdetare, duke u ndalur në bashkinë e Shëngjinit. E shoqëruar nga......

Shifra/ Sa shpenzojnë shqiptarët për sigurime? - Raporti i Xprimm: Shumë më pak se Kosova dhe rajoni!
Shqiptarët janë populli që shpenzon më pak për t'u siguruar në të gjithë Evropën Qendrore dhe Juglindore. Sipas shtëpisë publikuese Xprimm, një shqiptar ka......

Varfëria e pensionistëve në Europë: Cilat vende kanë normat më të larta?
Në shumicën e vendeve europiane, të ardhurat mesatare të personave mbi 65 vjeç janë më të ulëta se ato të popullsisë së përgjithshme, sipas OECD-së. Në disa......

BEI mbështet lidhjen energjetike Spanjë-Francë - Investon 1.6 miliardë euro për projektin nënujor midis vendeve
Banka Evropiane e Investimeve do të mbështesë një ndërlidhës të planifikuar të energjisë midis Spanjës dhe Francës me një investim prej 1.6 miliardë eurosh.......