Dhoma Amerikane, komente për projektiligjin e PPP - ATRAKO të raportojë te KLSH, jo kontrata që miratohen me përjashtime ligjore
Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri ka komentuar projektligjin “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të nxjerrë për konsultim publik duke dhënë rekomandime që lidhen me forcimin e transparencës, pavarësisë institucionale dhe shmangien e përjashtimeve abuzive.
Ndër të tjera, dhoma nënvizon domosdoshmërinë për ngritjen e strukturave vlerësuese të pavarura dhe të paanshme që të garantojnë një përzgjedhje të drejtë të projekteve koncesionare. Sipas saj, ndonëse projektligji parashikon një komision të veçantë, procesi i përzgjedhjes së anëtarëve të tij nuk është i qartë, duke krijuar rrezik për ndërhyrje dhe mungesë besueshmërie në vendimmarrje.
Po ashtu, Dhoma sugjeron që si Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve, ATRAKO ashtu edhe Ministria e Financave duhet të forcojnë raportimin e tyre mbi PPP-të. “Përpos iniciativës pozitive për ngritjen e Njësise se Zbatimit të Kontratës, vlerësojmë se mekanizmat e administrimit dhe raportimit deri më tani, kanë rezultuar të pamjaftueshme për qëllim të transparencës, llogaridhënies dhe monitorimit të performancës. Për këtë arsye, sugjerohet parashikimi për detyrimin e ATRAKO për raportim tek një organ kushtetues i pavarur, si Kontrolli i Lartë i Shtetit”, - thuhet ndër të tjera në komentet e dhomës.
Një nga pikat më kritike të komenteve është kërkesa për ndalimin me ligj të çdo përjashtimi të posaçëm nga rregullat e projektligjit. "Dhënia e pasurive publike apo e të drejtave për ofrimin e mallrave dhe shërbimeve nëpërmjet negocimit të drejtpërdrejtë me një subjekt të caktuar, duke anashkaluar si legjislacionin për koncesionet dhe partneritetin publik privat ashtu edhe legjislacionin për prokurimet publike është një praktikë që duhet ndaluar shprehimisht me ligj”, - thuhet në komente.
Dhoma e cilëson këtë akt si thelbësor për krijimin e një kuadri të qartë ligjor që rregullon marrëveshjet e investimeve nëpërmjet PPP-ve, në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian, ndërsa shprehet e gatshme të vijojë bashkëpunimin me institucionet për përmirësimin e mëtejshëm të ligjit në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare.

"Evropa Jugore kundër Mbiturizmit" - Banorët kërkojnë masa për të mbrojtur komunitetet nga “dyndja” e vizitorëve
Mijëra njerëz dolën në rrugët e qyteteve në Evropën Jugore për të protestuar kundër mbiturizmit, duke qëlluar me pistoleta uji vitrinat e dyqaneve dhe duke......

Qeveria do të marrë më pak borxh të brendshëm - Planifikohen 67.2 mld lekë emetime të titujve qeveritarë në tremujorin e tretë
Qeveria shqiptare planifikon të marrë 67.2 miliardë lekë borxh të brendshëm në tremujorin e tretë. Ministria e Financave ka publikuar kalendarin, sipas të......

Ndërtimi i “autostradave” energjetike - Projektet / Nga linja me Maqedoninë e Veriut, te Greqia dhe kabllon nënujore me Italinë
Shqipëria po përshpejton ndërtimin e linjave të interkonjeksionit me vendet fqinje, ndërkohë që sektori i energjisë elektrike mbetet i varur nga burimet......

Në “shënjestër” punonjësit e pa deklaruar në turizëm - Plani i Tatimeve/ S’ka më paga minimale, analizë sipas kategorisë së punësimit
Administrata tatimore do të ketë në fokus këtë sezon turistik, veç deklarimit real të pagave sipas referencës së vendosur nga ky insitucion, edhe rritjen e......

Më pak biznese greke dhe italiane në vend/ Kosova dhe Turqia “përforcuan” praninë e tyre në vitin 2024
Në Shqipëri, ndërmarrjet me pronarë ose bashkëpronarë të huaj përbëjnë 5.3% të totalit të bizneseve aktive në vend. Megjithatë, ndikimi i tyre në tregun e......

Turizmi kulturor/ Gonxhja: 17% më shumë vizitorë vendas e të huaj në 5 muajt e parë të vitit!
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka publikuar shifrat të cilat flasin qartë për rritjen e vizitueshmërisë që nga kalatë......

Shqipëria përmbyll Presidencën e SEECP/ Hasani: Bashkëpunimi rajonal, themel për integrimin në BE!
Shqipëria përmbyll me sukses Presidencën e saj të Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore (SEECP) për periudhën korrik 2024–qershor 2025, me moton......

Grekët nuk paguajnë taksat - 3 miliardë euro detyrime në katër muajt e parë të vitit
Familjet dhe bizneset greke nuk kanë paguar detyrimet tatimore në një vlerë totale prej 3 miliardë euro në katër muajt e parë të vitit. Numri i debitorëve u......