Shqipëria Postuar më 16 Qershor 2025, 13:56

Shtatë rrugë në Tiranë do të rehabilitohen - Nga “Him Kolli”, te “Maksut Dërrasa”. Bashkia hap tenderin 358 milionë lekë

Nga Ernilda Luzi

Shtatë rrugë në Tiranë do të rehabilitohen - Nga

Bashkia e Tiranës ka hapur dy tenderë me fond limit total prej 358 milionë lekë për rehabilitimin e shtatë rrugëve. Tenderi i parë me vlerë 129 milionë lekë parashikon ndërhyrje në rrugët “Him Kolli” dhe Hajdar Hidi”në njësinë nr.10, “Milo Duci” dhe “Prenk Jakova” në njësinë nr.7, rrugën “Maksut Dërrasa” në njësinë administrative nr.9 .

Sipas dokumentit të publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik, rruga “Milo Duci” dhe “Prenke Jakova” që ndodhen në njësinë administrative nr .7 paraqiten në gjendje relativisht të dëmtuar, pa trotuare, pa kanalizime të ujërave të shiut, si dhe pa sinjalistikën e nevojshme.

Po kështu, të njëjtat problematika paraqiten edhe në rrugën “Him Kolli” dhe në rrugën “Hajdar Hidi” të njësisë administrative nr .10, ku shtresa asfaltike paraqitet e dëmtuar. Në zonën ku shtrihet objekti ndodhen kryesisht ndertime 4-5 katëshe të ndërtuara para viteve 90, si dhe ndërtime 8-9 katëshe të ndërtuara pas vitit 1995.

Nga ana tjetër, rruga Maksut Dërrasa në njësinë Administrative nr.9, është totalisht pa shtresa rrugore dhe infrastrukturën e nevojshme. Një pjesë e këtij segmenti ndodhet para shkollës “Vaçe Zela”, ndëra gjerësia e rruges varion nga 3 deri në 8 metra.

Ndërsa, tenderi i dytë ka një vlerë prej 229 milionë e 155 mijë lekë dhe parashikon rehabilitimin e rrugëve “Kostandin Kristoforidhi” dhe “17 Nëntori”. Sipas dokumentit të tenderit, do të bëhet e mundur ndërtimi i një infrastrukture sa më e përshtatshme për banorët e zonës së njësisë administrative, Kashar.

Ky segment shërben si rrugë kryesore për banorët e zones, si dhe është një ndër rrugët dytësore alternative për njerëzit që hyjnë dhe dalin në qytetin e Tiranës, pasi është një segment që lidhet direkt me një nga zonat më të populluara të qytetit, me “Astirin”.

Shtatë rrugë në Tiranë do të rehabilitohen - Nga Shtatë rrugë në Tiranë do të rehabilitohen - Nga Shtatë rrugë në Tiranë do të rehabilitohen - Nga Shtatë rrugë në Tiranë do të rehabilitohen - Nga  

Shtatë rrugë në Tiranë do të rehabilitohen - Nga Shtatë rrugë në Tiranë do të rehabilitohen - NgaShtatë rrugë në Tiranë do të rehabilitohen - Nga Shtatë rrugë në Tiranë do të rehabilitohen - Nga 

Shtatë rrugë në Tiranë do të rehabilitohen - Nga Shtatë rrugë në Tiranë do të rehabilitohen - Nga

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat