Turizmi dhe ndërtimi në rritje, industria "ngadalëson hapin"/ Shërbimet rrisin punësimin dhe pagat, prodhimi i mallrave bie
Ecuria pozitive e turizmit këtë vit nuk vërehet vetëm në rritjen e numrit të turistëve apo të strukturave akomoduese, por edhe në një sërë indikatorësh të tjerë që tregojnë performancë të mirë. Sipas të dhënave të publikuara nga “Instituti i Statistikave” në raportin për statistikat afatshkurtra, shërbimet gjatë tremujorit të parë të këtij viti kanë shënuar rritje në shumicën e indekseve, me fokus të veçantë te rritja e pagave sidomos për sektorët e hoteleve dhe pasurive të paluajtëshme.
Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, indeksi i shitjeve neto ka regjistruar rritje të ndjeshme, veçanërisht në aktivitetet e administrimit të zyrave dhe mbetjes administrative. Konkretisht, shitjet neto në këto sektorë janë rritur me 14.3%.
Sektori i hoteleve, bareve, restoranteve dhe shërbimeve të lidhura me to ka nisur 2025-ën me rritje në të gjitha drejtimet, më shumë punë, më shumë të punësuar dhe paga më të larta.
Të dhënat zyrtare tregojnë se vetëm në tre muajt e parë të këtij viti, aktiviteti ekonomik në hotele është rritur me 5.7%, ndërsa në baret dhe restorantet rritja ka qenë edhe më e lartë, me 11.9%. Kjo do të thotë më shumë turistë, më shumë konsum dhe më shumë jetë në këtë sektor që është kthyer në një motor të rëndësishëm për ekonominë shqiptare.
Së bashku me rritjen e aktivitetit, janë rritur edhe vendet e punës. Në hotele ka pasur 8.8% më shumë të punësuar krahasuar me një vit më parë, ndërsa në bar-restorante rritja ka qenë 2.6%. Dhe si për të kurorëzuar këtë performancë pozitive, pagat në këta sektorë kanë kapur shifra rekord me 26.2% më shumë në hotele dhe 12.4% në bar-restorante. Kjo është një rritje e ndjeshme që ndoshta nuk e kanë parë prej kohësh punonjësit e turizmit.
Sektori i “Transportit, magazinimit dhe postës” paraqitet gjithashtu në rritje në të gjithë indekset kryesore. Shitjet neto janë rritur me 11.6%, fondi i pagave me 14.9%, dhe numri i të punësuarve me 2.4%.
Një tjetër sektor që përfiton nga kjo valë është ai i pasurive të paluajtshme, me rritje të aktivitetit me 11.3% dhe paga që janë rritur po aq sa në hotele, plot 26.2% më shumë. Pra, jo vetëm turizëm, por edhe ndërtim dhe investime të reja që lidhen me të.
Nga ana tjetër, tremujori i parë i vitit 2025 ka reflektuar një tablo të përzier për sektorët prodhues të ekonomisë. Industria vijon rënien me 10.8% në shitje dhe 2.1% në prodhim, ndërsa punësimi ka rënë me 4.8%, edhe pse pagat janë rritur lehtë me 2.7%. Po ashtu, sektori i energjisë ka shënuar rënie në të gjithë treguesit kryesorë, përveç pagave që kanë pasur një rritje modeste. Furnizimi me ujë dhe menaxhimi i mbetjeve mbetet thuajse i pandryshuar, ndërsa ndërtimi është i vetmi sektor në rritje të plotë. me 7.6% në prodhim, 3.5% më shumë punësim dhe një rritje të fortë të fondit të pagave me 16.8%.

Roli i Ngushticës së Hormuzit në tregtinë globale - Si mund të ndikojë bllokimi i saj në furnizimin me naftë?
Agjencia iraniane e lajmeve IRINN raportoi se Irani po shqyrton mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, ndërsa konflikti me Izraelin intensifikohet. Ky veprim do......

Udhëheqësit e G7 takohen në Kanada - Në fokus, konflikti Izrael-Iran dhe tarifat e Trump
Udhëheqësit e Grupit të Shtatë Ekonomive Kryesore u mblodhën në Malet Shkëmbore Kanadeze, me konfliktin Izrael-Iran që pritet të jetë në krye të......

Lufta Izrael-Iran, efekte të kufizuara në tregje - “Nëse mbyllet Ngushtica e Hormuzit, nafta mund të rritet në 100 USD për fuçi”
Konflikti mes Izraelit dhe Iranit është futur në ditën e katërt, ndërsa në fokus të sulmeve ka qenë edhe infrastruktura apo rezervat e naftës dhe gazit të dy......

Aviacioni Civil/ Balluku: Kolona kryesore e suksesit të turizmit shqiptar!
Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, ndau sot në rrjetet sociale një mesazh në lidhje me rritjen e......

Shtatë rrugë në Tiranë do të rehabilitohen - Nga “Him Kolli”, te “Maksut Dërrasa”. Bashkia hap tenderin 358 milionë lekë
Bashkia e Tiranës ka hapur dy tenderë me fond limit total prej 358 milionë lekë për rehabilitimin e shtatë rrugëve. Tenderi i parë me vlerë 129 milionë lekë......

Dhoma Amerikane, komente për projektiligjin e PPP - ATRAKO të raportojë te KLSH, jo kontrata që miratohen me përjashtime ligjore
Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri ka komentuar projektligjin “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të nxjerrë për konsultim publik duke......

"Evropa Jugore kundër Mbiturizmit" - Banorët kërkojnë masa për të mbrojtur komunitetet nga “dyndja” e vizitorëve
Mijëra njerëz dolën në rrugët e qyteteve në Evropën Jugore për të protestuar kundër mbiturizmit, duke qëlluar me pistoleta uji vitrinat e dyqaneve dhe duke......

Qeveria do të marrë më pak borxh të brendshëm - Planifikohen 67.2 mld lekë emetime të titujve qeveritarë në tremujorin e tretë
Qeveria shqiptare planifikon të marrë 67.2 miliardë lekë borxh të brendshëm në tremujorin e tretë. Ministria e Financave ka publikuar kalendarin, sipas të......