Sistemi i pagesave të shpejta, BSH po përmbush kërkesat teknike/ Bankat, të gatshme për t'u përfshirë. Sejko: Të zhvillohen shërbime të tjera mbështetëse

Në kuadër të modernizimit dhe zbatimit të sistemit të pagesave të shpejta (instant payment), Banka e Shqipërisë po përparon në përmbushjen e kërkesave teknike për lidhjen me TIPS, klon i Bankës së Italisë, ndërsa sektori bankar ka shprehur gatishmëri të lartë për t’u përfshirë në këtë sistem dhe procesi pritet të zhvillohet në mënyrë graduale.
Në një tryezë të rrumbullakët rajonale me bankat qendrore të Ballkanit Perëndimor dhe Bankën e Italisë, Guvernatori Sejko theksoi gjithashtu rëndësinë e zhvillimit të shërbimeve mbështetëse dhe nevojën për bashkëpunim të ngushtë rajonal, me qëllim përfitimin maksimal nga pagesat e menjëhershme dhe rritjen e ndërveprueshmërisë.
Zbatimi i sistemit të pagesave të shpejta (instant payment) pritet të jetë funksional në Shqipëri në fund të vitit 2026 ose në fillim të 2027. Në momentin që një individ dëshiron të blejë një produkt, biznesi do të ofrojë një kod QR që qytetari mund ta skanojë nëpërmjet telefonit të tij dhe të kryejë menjëherë pagesën, pa qenë nevoja që të nxjerrë kartën dhe pa përdorur një terminal POS.
Instant Payment pritet të rrisë përfshirjen financiare, të ulë përdorimin e parasë fizike, por edhe koston e transaksioneve për biznesin dhe konsumatorët.
Ky sistem nisi si një projekt-pilot në fillim të 2024 në tre qytete, Tiranë, Dibër dhe Përmet, ku 300 individë realizuan pagesa përmes aplikacioneve të ofruara nga bankat dhe institucionet e parasë elektronike në bizneset e vogla dhe të mesme për një periudhë 4 mujore pranë zonave ku banojnë.
Duke nisur nga data 16 prill deri në 19 prill, një delegacion nga Shqipëria, kryesuar nga Guverantori Gent Sejko dhe Ministri i Financave Petrit Malaj, po merr pjesë në mbledhjet e pranverës të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, ku diskutohen zhvillimet kryesore të ekonomisë.
Guvernatori Gent Sejko është takuar gjithashtu me Drejtorin Ekzekutiv të Bankës Botërore dhe të FMN për Shqipërinë, ku i ka paraqitur zhvillimet dhe sfidat më të fundit të ekonomisë shqiptare.
Banka e Shqipërisë po synon gjithashtu të nënshkruajë një memorandum mirëkuptimi me Bankën Qendrore të San Marinos në fushën e mbikëqyrjes financiare, me qëllim përforcimin e standardeve të mbikëqyrjes dhe stabilitetit financiar, në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare.
META, vala e parë e shkurtimeve nga puna më 20 maj/ Shkurtim 10% i fuqisë punëtore globale, rreth 8,000 punonjës
Kompania Meta synon të kryejë valën e parë të shkurtimeve të thella të vendeve të punës të planifikuara për këtë vit më 20 maj. Ndërkohë shkurtime të tjera......
Rama në Barcelonë për samitin “Në Mbrojtje të Demokracisë”/ Demokracia në fokus, Kryeministri takime me Sánchez dhe Costa
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Barcelonë, ku po merr pjesë në mbledhjen e katërt të samitit “In Defense of Democracy”, një aktivitet ndërkombëtar i nivelit......
Restaurohet plotësisht fasada e Muzeut Historik Kombëtar/ Gonxhja: Garantohet ruajtja e vlerave historike dhe arkitektonike të godinës
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ka publikuar në Facebook një video ku tregon përfundimin e restaurimit të plotë të fasadës së Muzeu......
Rënie e fortë e eksporteve drejt Spanjës/ Dobësohen lidhjet tregtare me disa vende të BE-së
Eksportet shqiptare drejt vendeve të Bashkimit Europian shënuan rënie në muajin mars, ndërsa rritje të ndjeshme u regjistruan drejt disa tregjeve rajonale......
Lufta e Iranit zbuloi pikën e dobët të Trump: Ekonomia/ Trump e nënvlerësoi tronditjen më të keqe globale të energjisë
Shtatë javë luftë nuk kanë arritur të rrëzojnë sundimtarët teokratikë të Iranit ose t'i detyrojnë ata të përmbushin të gjitha kërkesat e Presidentit Donald......
Trump: Ka 'lajme të mira' për Iranin/ Tankerat dhe anijet turistike kalojnë Ngushticën e Hormuzit
Një grup cisternash nafte kaluan Ngushticën e Hormuzit kwtw të shtunë, lëvizja e parë e madhe e anijeve në këtë rrugë ujore vendimtare që kur SHBA-të dhe......
925 subjekte të kontrolluara në mars, 782 masa administrative/ Mbi 22 mijë vende pune nën lupë, rriten kontrollet e Inspektoratit të Punës
Inspektorati i Punës ka publikuar të dhënat mujore për muajin mars 2026, të cilat tregojnë një aktivitet të shtuar të inspektimeve në të gjithë vendin dhe......
Konferenca për Hormuzin në Paris, një shenjë uniteti/ 50 përfaqësues të shteteve dhe organizatave pjesë e konsultimeve
Presidenti i Francës Macron, kryeministri britanik Starmer, kryeministrja e Italisë Meloni dhe kancelari gjerman Merz dolën para mikrofonëve së bashku në......


