Restaurohet plotësisht fasada e Muzeut Historik Kombëtar/ Gonxhja: Garantohet ruajtja e vlerave historike dhe arkitektonike të godinës

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ka publikuar në Facebook një video ku tregon përfundimin e restaurimit të plotë të fasadës së Muzeu Historik Kombëtar, duke e cilësuar këtë si një moment të rëndësishëm në procesin e rikonstruksionit të institucionit.
“Zbulohet fasada e Muzeut Historik Kombëtar pas përfundimit të restaurimit të plotë të saj, duke shënuar një moment të rëndësishëm në procesin kompleks të rikonstruksionit dhe konservimit të këtij monumenti kulture të kategorisë së II-të. Pas përfundimit të restaurimit të mozaikut monumental në kuadër të projektit të parë të programit EU4Culture, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNOPS, tashmë finalizohet edhe ndërhyrja në të gjithë fasadën, duke garantuar ruajtjen e vlerave historike dhe arkitektonike të godinës dhe duke hapur rrugën për vijimin e fazave të mëtejshme të përforcimit struktural, rimuzealizimit dhe rikonceptimit të institucionit.”
Muzeu Historik Kombëtar, i inauguruar në vitin 1981, është institucioni më i madh muzeor në vend dhe një nga simbolet më përfaqësuese të trashëgimisë kulturore shqiptare.
Punimet janë zhvilluar në disa faza, duke nisur me restaurimin e mozaikut monumental “Shqipëria”, një nga elementët më identifikues të muzeut, për të vijuar më pas me ndërhyrjet në strukturë dhe fasadë. Projekti synon jo vetëm ruajtjen e elementëve historikë, por edhe përshtatjen e muzeut me standardet bashkëkohore, përmes një koncepti të ri ekspozimi dhe funksionimi.
Rënie e fortë e eksporteve drejt Spanjës/ Dobësohen lidhjet tregtare me disa vende të BE-së
Eksportet shqiptare drejt vendeve të Bashkimit Europian shënuan rënie në muajin mars, ndërsa rritje të ndjeshme u regjistruan drejt disa tregjeve rajonale......
Lufta e Iranit zbuloi pikën e dobët të Trump: Ekonomia/ Trump e nënvlerësoi tronditjen më të keqe globale të energjisë
Shtatë javë luftë nuk kanë arritur të rrëzojnë sundimtarët teokratikë të Iranit ose t'i detyrojnë ata të përmbushin të gjitha kërkesat e Presidentit Donald......
Trump: Ka 'lajme të mira' për Iranin/ Tankerat dhe anijet turistike kalojnë Ngushticën e Hormuzit
Një grup cisternash nafte kaluan Ngushticën e Hormuzit kwtw të shtunë, lëvizja e parë e madhe e anijeve në këtë rrugë ujore vendimtare që kur SHBA-të dhe......
925 subjekte të kontrolluara në mars, 782 masa administrative/ Mbi 22 mijë vende pune nën lupë, rriten kontrollet e Inspektoratit të Punës
Inspektorati i Punës ka publikuar të dhënat mujore për muajin mars 2026, të cilat tregojnë një aktivitet të shtuar të inspektimeve në të gjithë vendin dhe......
Konferenca për Hormuzin në Paris, një shenjë uniteti/ 50 përfaqësues të shteteve dhe organizatave pjesë e konsultimeve
Presidenti i Francës Macron, kryeministri britanik Starmer, kryeministrja e Italisë Meloni dhe kancelari gjerman Merz dolën para mikrofonëve së bashku në......
Shoferët “e mirë” po paguajnë më pak siguracion/ AMF konfirmon: Skema bonus-malus uli primin mesatar të sigurimit në tremujorin e parë
Ndikimi i skemës së re të sigurimit të makinave bonus-malus, e cila nisi të zbatohej vitin e kaluar, ka filluar të ndihet prej të gjithë aktorëve të tregut,......
Bashkitë “mbajnë mbi supe” 29 milionë euro detyrime/ Kryeson Kavaja dhe Vora, pa detyrime Vlora, Korça dhe Hasi
61 bashkitë në vend e kanë mbyllur vitin që lam pas me një stok detyrimesh ndaj bizneseve dhe qytetarëve në vlerën e 2.9 miliardë lekëve apo 29 milionë......
Australia dhe Japonia bashkëpunim për anije luftarake/ Nënshkruhet kontrata për një marrëveshje 7 miliardë dollarë
Australia dhe Japonia nënshkruan të shtunën një marrëveshje historike ndërmjet tyre me vlerë 7 miliardë dollarë. Marrëveshja parashikon furnizimin e......


