Shqipëria Postuar më 18 Prill 2026, 12:12

Rama në Barcelonë për samitin “Në Mbrojtje të Demokracisë”/ Demokracia në fokus, Kryeministri takime me Sánchez dhe Costa

Nga SCAN TV

Rama në Barcelonë për samitin “Në Mbrojtje të

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Barcelonë, ku po merr pjesë në mbledhjen e katërt të samitit “In Defense of Democracy”, një aktivitet ndërkombëtar i nivelit të lartë i organizuar me iniciativë të kryeministrit spanjoll Pedro Sánchez.

Samiti mbledh liderë politikë dhe përfaqësues institucionesh nga Europa dhe Amerika Latine, me fokus forcimin e institucioneve demokratike dhe adresimin e sfidave që lidhen me funksionimin e demokracisë në nivel global. Diskutimet përqendrohen konkretisht në luftën kundër dezinformimit, qeverisjen në epokën digjitale, si dhe rolin e bashkëpunimit ndërkombëtar në mbrojtjen e rendit demokratik.

Gjatë qëndrimit në Spanjë, kryeministri shqiptar po zhvillon takime bilaterale me homologun e tij Pedro Sánchez, si dhe me Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa. Në fokus të këtyre takimeve janë marrëdhëniet dypalëshe dhe mbështetja për procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Ky samit zhvillohet në një moment kur vendet perëndimore po përballen me sfida të shumta ndaj demokracisë, përfshirë rritjen e polarizimit politik dhe ndikimin e teknologjisë në proceset zgjedhore, duke e kthyer këtë forum në një hapësirë të rëndësishme për koordinim politik dhe institucional.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat