Shqipëria Postuar më 18 Prill 2026, 11:29

925 subjekte të kontrolluara në mars, 782 masa administrative/ Mbi 22 mijë vende pune nën lupë, rriten kontrollet e Inspektoratit të Punës

Nga Diamila Leka

925 subjekte të kontrolluara në mars, 782 masa administrative/ Mbi 22

Inspektorati i Punës ka publikuar të dhënat mujore për muajin mars 2026, të cilat tregojnë një aktivitet të shtuar të inspektimeve në të gjithë vendin dhe një prani më të fortë në terren. Sipas raportit zyrtar, gjatë këtij muaji janë inspektuar gjithsej 925 subjekte, ndërsa kontrollet kanë përfshirë 22 mijë e 162 vende pune në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, duke synuar evidentimin e shkeljeve dhe garantimin e respektimit të legjislacionit të punës.

Autoritetet bëjnë të ditur se, përveç inspektimeve të drejtpërdrejta, një fokus i rëndësishëm është vendosur edhe te qasja këshilluese ndaj bizneseve. Në këtë kuadër, gjatë muajit mars janë kryer 188 inspektime këshilluese, të cilat synojnë parandalimin e shkeljeve përpara se ato të shndërrohen në masa ndëshkuese, si dhe rritjen e ndërgjegjësimit të punëdhënësve për detyrimet ligjore dhe standardet e sigurisë në punë.

Në të njëjtën periudhë, Inspektorati i Punës ka vendosur gjithsej 782 masa administrative ndaj subjekteve që nuk kanë përmbushur detyrimet ligjore. Këto masa lidhen kryesisht me shkelje të kushteve të punës, mungesë dokumentacioni të rregullt, si dhe mosrespektim të standardeve të sigurisë dhe shëndetit në vendin e punës.

Po ashtu, gjatë muajit mars janë trajtuar edhe 120 ankesa të qytetarëve dhe punëmarrësve, të cilat kanë pasur në fokus marrëdhëniet e punës, kontratat dhe respektimin e të drejtave ligjore në vendin e punës.

Inspektorati i Punës thekson se qëllimi kryesor mbetet forcimi i formalizimit të tregut të punës, rritja e sigurisë në vendet e punës dhe garantimi i respektimit të të drejtave të punëmarrësve në të gjitha sektorët e ekonomisë.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat