Shqipëria Postuar më 14 Janar 2025, 10:29

Sërish kontrabandë nafte nga Tunizia - Operacioni “Ari i zi 2”, sekuestrohen 400.000 litra

Nga Ernilda Luzi

Sërish kontrabandë nafte nga Tunizia - Operacioni “Ari i zi

Agjencitë ligjzbatuese brenda 24 orëve kanë finalizuar një tjetër operacion policor kundër kontrabandimit të sasive shumë të mëdha të naftës nga Tunizia.

Gjatë operacionit “Ari i zi 2”, në Portin Detar të Durrësit u sekuestruan 400.000 litra naftë dhe anija në balastrat e së cilës ishte fshehur kjo sasi me qëllim kontrabandimin.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, janë vënë në pranga 6 shtetas dhe në hetim 5, sirianë, egjiptian dhe shqiptar, pjesëtarë të ekuipazhit të anijes.

Ndërsa janë shpallur në kërkim dy organizatorët e dyshuar të këtij rasti.

Një ditë më parë, gjatë operacionit “Ari i zi”, u sekuestruan 670.000 litra naftë e kontrabanduar me të njëjtën mënyrë, si dhe u identifikuan 10 shtetas të implikuar në rast.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat