Shqipëria Postuar më 14 Maj 2025, 15:01

Sa para’ fituan kompanitë celulare në 2024? - AKEP: Rreth 10% më shumë të ardhura se në 2023. Nga paketat, u siguruan 28 mld lekë

Nga Ledina Elezi

Sa para’ fituan kompanitë celulare në 2024? - AKEP: Rreth 10%

Gjatë vitit të kaluar janë shumëfishuar të ardhurat e kompanive celulare nga paketat e aktivizuara për qytetarët.

Sipas raportit vjetor të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, të ardhurat e kompanive celulare në 2024 ishin 39.3 miliardë lekë, vlerë kjo 4% më e lartë se në 2023. Nga shërbimet e ofruara nëpërmjet rrjeteve celulare, pra paketave, kompanitë celulare fituan 28 miliardë lekë, ndërsa fitimi prej shërbimeve nëpërmjet rrjeteve fikse ishte 11 miliardë lekë.

Fitimet nga paketat celulare vijojnë të zënë peshën më të madhe me 71% të totalit të të ardhurave, ndërsa fitimet nga shërbimet e ofruara përmes rrjeteve fikse zënë 29% e totalit të të ardhurave të kompanive celulare.

Shuma monetare e fituar prej kompanive nga shërbimet/rrjetet celulare u rrit me rreth 10% krahasur me vitin 2023, ndërkohë që të ardhurat nga shërbimet/rrjetet fikse ranë me rreth 4%.

Në 2024, ofruesit e shërbimeve të rrjeteve celulare kanë fituar 2.5 miliardë lekë më shumë se në vitin pararendës, duke arritur në nivelin e rreth 28 miliardë lekë.

Të ardhurat e sipërmarrësve nga shërbimet/rrjetet fikse në vitin 2024 ishin afërsisht 11.4 miliardë lekë, duke pësuar rënie me rreth 4% nga periudha pararendëse. Të ardhurat e gjeneruara nga sipërmarrësit e mëdhenj dhe të mesëm përbëjnë rreth 78% të totalit të të ardhurave të gjeneruara për vitin 2024.

Për sa i përket investimeve të kryera nga kompanitë në rrjetet e tyre, të dhënat nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare tregojnë se sipërmarrësit e rrjeteve fikse kanë kryer rreth 2.86 miliardë lekë investime në rrjetet e tyre, duke shënuar një rritje të lehtë krahasuar me vitin 2023 ku kjo shifër ishte rreth 2.7 miliardë lekë.

Edhe në këtë vit, investimet janë kanalizuar kryesisht në funksion të përmirësimit të aksesit të shërbimeve broadband rreth 87% e totalit, ku ndër investimet kryesore është fokusimi drejt zhvendosjes së rrjeteve të transmetimit nga teknologjia DSL drejt teknologjisë me fibër.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat