Microsoft shkurton stafin - Largon nga puna rreth 6,000 persona, fokusohet tek “IA”
Microsoft njoftoi se po largon nga puna 3% të punonjësve në të gjitha nivelet, ekipet dhe zonat gjeografike, një vendim që prek rreth 6,000 persona.
"Ne vazhdojmë të zbatojmë ndryshime organizative të nevojshme për ta pozicionuar më mirë kompaninë drejt suksesit në një treg dinamik", tha një zëdhënës i Microsoft në një deklaratë.
Kompania raportoi rezultate më të mira se sa pritej, me 25.8 miliardë dollarë të ardhura neto tremujore dhe një parashikim optimist në fund të prillit.
Microsoft kishte 228,000 punonjës në të gjithë botën në fund të qershorit. Por shteti i Uashingtonit tha se kompania po zvogëlonte numrin e punonjësve të lidhur me selinë e saj në Redmond me 1,985 persona, duke përfshirë 1,510 në zyrë.
Në total, pritet të jetë raundi më i madh i pushimeve nga puna i Microsoft që nga eliminimi i 10,000 pozicioneve në vitin 2023. Në janar, kompania njoftoi një raund të vogël shkurtimesh që bazoheshin te performanca. Por pushimet e reja nuk lidhen me performancën, tha një zëdhënës i firmës.
Një ndër objektivat është reduktimi i shtresave të menaxhimit. Në janar, Amazon njoftoi se po largonte disa punonjës pasi vuri re "shtresa të panevojshme" në organizatën e saj. Javën e kaluar, ofruesi i softuerëve të sigurisë kibernetike CroëdStrike njoftoi se do të pushonte nga puna 5% të fuqisë punëtore.
Në fillim të vitit, CEO i Microsoft, Satya Nadella, u tha analistëve se kompania do të bënte ndryshime në ekzekutimin e shitjeve, pasi shënoi një rritje më të ngadaltë se sa pritej në të ardhurat e cloud-it Azure, që nuk ishte e lidhur me teknologjinë inovatore. Ndërsa rritja e cloud-it të inteligjencës artificiale i tejkaloi parashikimet e brendshme.
"Në një kohë ndryshimesh në platformë, duhet të mbështeteni edhe në fitoret e dizajnit të ri, dhe thjesht nuk vazhdoni të bëni gjërat që keni bërë në gjeneratën e mëparshme," thanë burime brenda kompanisë.
Sondazh

India “studion” kundërpërgjigjen ndaj SHBA-së - Planifikon tarifa për produktet amerikane pas masave mbi çelikun
India po shqyrton vendosjen e taksave të importit për disa produkte të prodhuara në Shtetet e Bashkuara, si një kundërpërgjigje ndaj Uashingtonit për çelikun......

Programi ekonomik i PS - Pagë minimale 500 euro dhe paqe fiskale për bizneset
Vota e 11 majit përcaktoi se Partia Socialiste do të drejtojë vendin në 4 vitet e ardhshme, teksa programi ekonomik i prezantuar gjatë fushatës elektorale......

Shoqëritë ndërkombëtare që ofrojnë shërbime elektronike ndaj personave të patatueshëm në Shqipëri!
Administrata Tatimore njofton shoqëritë ndërkombëtare që ofrojnë shërbime elektronike ndaj personave të patatueshëm të vendosur në territorin shqiptar që të......

87 kallëzime për shkelje zgjedhore - Prokuroria e Përgjithshme vijon verifikimet
Deri më datë 12 maj pranë Gjykatave të Shkallës së Parë me juridiksion të përgjithshëm janë regjistruar gjithsej 87 kallëzime penale për vepra penale në......

SHBA-Arabi Saudite, 600 mld USD marrëveshje - Trump njofton heqjen e sanksioneve ndaj Sirisë
Presidenti amerikan Donald Trump e nisi udhëtimin e tij në Gjirin Persik me një njoftim të papritur se Shtetet e Bashkuara do të heqin sanksionet e gjata......

Studentët zgjedhin teknologjinë, bujqësia "braktiset"/ Rritet numri i diplomimeve në arisimin e lartë për vitin shkollor 2023-24
Të dhënat e Institutit të Statistikave mbi statistikat e diplomimeve, tregojnë për një rënie të numrit të të diplomuarve gjatë vitit shkollor 2023-24. Gjatë......

440 milionë euro në skemën e pensioneve - 3-mujori, tejkalohet planifikimi me 13 milionë euro
Viti 2025 ka nisur mbarë për buxhetin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe për skemën e pensioneve, pasi të ardhurat nga kontributet e sigurimeve......

Shqipëri-BE, 63.48 mln euro për punësimin e të rinjve - Marrëveshja, synohet akses në tregun e punës
Në Kuvend është depozituar për ratifikim marrëveshja e financimit, ndërmjet Shqipërisë dhe Komisionit Evropian, për programin operacional shumëvjeçar për......