440 milionë euro në skemën e pensioneve - 3-mujori, tejkalohet planifikimi me 13 milionë euro
Viti 2025 ka nisur mbarë për buxhetin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe për skemën e pensioneve, pasi të ardhurat nga kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore kanë pësuar rritje të ndjeshme.
Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave, tregojnë se për periudhën Janar-Mars 2025, janë arkëtuar afro 43,9 miliardë lekë apo 440 milionë euro detyrime të derdhura nga punonjësit në sektorin publik dhe privat në Shqipëri për sigurime shoqërore dhe shëndetësore.
Nëse do ta krahasojmë me të njëjtën periudhë të vitit 2024, vihet re një kapërcim i lartë në të ardhura me rreth 4,7 miliardë lekë apo 47 milionë euro. E shprehur në përqindje, rritja e të ardhurave regjistrohet në 11.9%.
Po ashtu ka edhe një rritje të ndjeshme në raport me planifikimin e bërë për këtë periudhë me rreth 13 milionë euro.
Nga ana tjetër kjo shifër është rekord në dekadën e fundit, duke u rritur me 60% në raport me vitin 2015.
Faktorët që kanë ndikuar në këtë perfomancë janë disa. Së pari është rritja e pagave në sektorin publik, ndjekur dhe nga sektori privat, duke bërë që paga mesatare në vend të rritet ndjeshëm dhe si rrjedhim dhe pagesa e punonjësve për sigurime.
E dyta lidhet me reformën antiinformalitet, fokusuar kryesisht në nëndeklarimin e pagave, çka solli një rritje të deklarimeve dhe si rrjedhim dhe të të ardhurave të paguara nga kontributet.
Faktori i tretë lidhet me rritjen e numrit të bizneseve të hapura në Shqipëri përgjatë vitit 2024 si dhe mirëadministrimi nga ana e administratës tatimore, që duket sikur po kompenson disi edhe mungesën e fuqisë punëtore në vend.
Pagesa minimale për kontribute të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për individ është rreth 11 mijë lekë në muaj.
Aktualisht, me konsulencën e Bankës Botërore, qeveria shqiptare po përgatit një reformë të re të mbrojtës sociale, me qëllim rritjen e mëtejshme të mbështetjes për këto kategori, si edhe sigurimit të një raporti sa më të drejtë mes nivelit të kontributeve dhe përfitimeve në skemën e pensioneve.
Sondazh

Shqipëri-BE, 63.48 mln euro për punësimin e të rinjve - Marrëveshja, synohet akses në tregun e punës
Në Kuvend është depozituar për ratifikim marrëveshja e financimit, ndërmjet Shqipërisë dhe Komisionit Evropian, për programin operacional shumëvjeçar për......

Socialistët, fitore më të thellë se në 2021 - Deri më tani, sigurojnë 9 mandate më shumë. Demokratët, 9 më pak
Partia Socialiste do të udhëheqë vendin edhe në 4 vitet e ardhshme. Për marrjen e mandatit të katërt, Partia Socialiste ka siguruar një fitore më të thellë......

Kina sfidon kufijtë e robotikës humanoide - 137 miliardë dollarë mbështetje për startup-et në këtë sektor
Pas "garës së inteligjencës artificiale", ka ardhur momenti i robotëve humanoidë. Robotët humanoidë të Kinës synojnë të nxisin rritjen ekonomike dhe të......

IdentiTek njofton: Zyrat në Tiranë, Vorë, Kamëz dhe Krujë do të jenë të mbyllura në datat 15-16 Maj!
IdentiTek SHA njofton se për shkak të masave të marra nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, lidhur me organizimin e samitit “European Political......

SHBA, suficiti buxhetor shënon rritje në prill - Por, deficiti vjetor tejkalon 1 trilion USD, 23% më shumë se vitin e kaluar
Qeveria e Shteteve të Bashkuara shënoi një suficit buxhetor prej 258 miliardë dollarësh për muajin prill, 23% më shumë apo rreth 49 miliardë dollarë......

Liderët botërorë urojnë Ramën për fitoren në zgjedhjet e 11 majit!
Liderët botërorë kanë uruar kryeministrin e Shqipërisë ,Edi Rama, për fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit. E para që uroi ishte......

Mbi 248 mijë biznese aktive në Shqipëri - Peshën më të madhe e zënë “personat fizikë”, 13 mijë subjekte janë të huaja
Numri i bizneseve aktive në Shqipëri deri në fund të vitit 2024 rezulton në 248.737, të cilat janë të shpërndara në të gjithë vendin. Sa i takojnë formës së......

BE-ja bie dakord për sanksione të reja ndaj Rusisë: Kërcënon me më shumë nëse Putin refuzon armëpushimin!
Paketa e re e sanksioneve të BE-së vjen një ditë para një raundi të drejtpërdrejtë negociatash midis Ukrainës dhe Rusisë në Turqi. Bashkimi Europian ka rënë......